Dua Lipa po ndërton një vilë multi-milionëshe në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është duke ndërtuar një shtëpi miliona dollarëshe në qytetin turistik të Sarandës.

Sipas gazetës amerikane “Page Six”, vila e Duas po ndërtohet përballë ishullit grek të Korfuzit dhe do të ketë pamje përrallore të detit Jon.

Dua Lipa e ka vizituar shpesh qytetin e Sarandës gjatë sezonit të verës, dhe mesa duket ajo është dashuruar me bukuritë natyrore dhe ujin e kristaltë të plazheve, sa që ka vendosur të ndërtojë një vilë luksoze aty.

Në 2021 ajo e vizitoi Sarandën me familjen dhe ish-të dashurin e saj Anwar Hadid, si dhe drekoi me kryeministrin Edi Rama.

Prej disa muajsh, Dua gëzon edhe shtetësinë shqiptare, që iu akordua nga presidenti Bajram Begaj.

Të fundit

“Ndjesë pastë një LSI”/ Rama nga Dimali, ironizon partitë e vogla opozitare

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën e tij elektorale në qarkun e Beratit, në një takim me qytetarët. Kryesocialisti...

“Paga shqiptare, çmime evropiane”/ Punëtorët protestojnë për dinjitet në punë

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, sindikatat dhe organizatat e të drejtave në punë mbledhin qindra qytetarë në protestë me thirrjen kryesore: paga dinjitoze dhe...

Xhelal Mziu me nipin dhunuan zyrtarin e Bashkisë/ Policia dorëzon në SPAK 3 kallëzime

Policia e Bulqizës ka depozituar materialet në Prokurorinë e Posaçme për Xhelal Mziun, nipin e tij dhe Kalosh Murrën, sa i përket incidentit të ndodhur më...

Dy gabime që kushtuan shumë në Ligën e Kampionëve

Një tjetër lojë e shkëlqyer. Por këtë herë doli me vështirësi. Rezultati nuk është i mirë. Për sa i përket ndeshjes, duhet të kishte...

Berisha ‘bëhet lëmsh’ gjatë fjalimit/ Alizotin s’e mbajnë nervat: O maskarenj!

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot një miting elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit. Berisha i shoqëruar edhe nga kandidatët...

Lajme të tjera

Web TV