Aston Villa i jep “leksion” Tottenhamit dhe merr tre pikët në Londër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham zhgënjen në ndeshjen e parë të vitit 2023, pasi mposhtet në shtëpi 0-2 nga Aston Villa e Unai Emery. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte dukej “e dehur” nga festa dhe nuk arriti të dilte për asnjë moment në lojën e saj, duke marrë një tjetër rezultat negativ, pas barazimit 2-2 ndaj Brentfordit pak ditë më parë.

Nga ana tjetër Aston Villa shfaqi menjëherë “fytyrën” e trajnerit Unai Emery, duke u mbrojtur me kujdes dhe dalë rrezikshëm në kundërsulm, teksa golin e parë e gjeti me anë të Buendia në minutën e 50’.

Kur pritej reagimi i londinezëve të Antonio Contes, “villans” shënuan edhe golin e dytë me anë të Douglas Luis, duke vulosur suksesin në një transfertë mjaft të vështirë si ajo e “Tottenham Stadium”.

Kjo humbje komplikon ecurinë e Tottenhamit, që pasditen e djeshme u kalua nga Manchester United dhe tani mund të shohë edhe Liverpoolin t’i dalë përpara.

Të fundit

Meloni takohet me Presidentin Vuçiç: Mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, u takua mbrëmjen e djeshme në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas njoftimit...

Putin takim kokë më kokë 3 orë me të dërguarin e Trump për luftën në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me emisarin amerikan Steve Witkoff në Kremlin, ndërsa afati i vendosur nga Donald Trump për një armëpushim në Ukrainë po...

Nard Ndoka: Pendesa më e madhe në politikë? Bashkëpunimi me Bashën

Nard Ndoka, i ftuar në podcastin “Flet” nga Ilnisa Agolli, ndau me publikun detaje nga jeta e tij, fëmijëria, politika, përfshirë edhe bashkëpunimet që...

“Në Afrikë…”/ Bleona Qereti pas takimit me Blendi Fevziun zbulon birësimin e pazakontë

Nëse menduat për një fëmijë, një qenush, apo ndoshta një mace, jo, nuk është asnjëra prej tyre. Bleona Qereti sapo ka treguar se ka birësuar...

Myslim Murrizi “shpall” kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike

Nevojën për reformim të Partisë Demokratike dhe ndryshim të lidershipit të saj e pranon dhe Myslim Murrizi. Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV