Viti i përkryer për statistika individuale, Kylian Mbappe në majën e futbollit evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2022 u mbyll dhe bashkë me të edhe gara për golashënuesin më të mirë të vitit kalendarik. Emra si Benzema, Messi, Lewandowski, Mbappé dhe Haaland shfaqen në mesin e 10 lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola, por tani është koha për të përcaktuar listën përfundimtare.

Francezi i Ligue 1 e mbylli vitin kalendarik 2022 si golashënuesi më i mirë evropian për klubet dhe ekipet kombëtare për herë të parë në karrierën e tij. Sulmuesi i PSG-së ka kaluar Erling Haalandin dhe Robert Lewandowskin, që e mbyllën në krye në dy vitet paraardhëse.

Kylian Mbappé, në moshën 24-vjeçare, ka shënuar 56 gola për klubin dhe kombëtaren e tij, sipas të dhënave nga UEFA.com. Në këtë vit kalendarik ka realizuar 5 tregolësha dhe tetë penallti.

Erling Haaland është lojtari i dytë që ka shënuar më shumë gola në vitin kalendarik 2022, plot 45 (pa llogaritur golin e shënuar më 31 dhjetorit, në Premier League). Ndërsa lojtari i Barcelonës, Robert Lewandowski, pozicionohet në vendin e tretë me 42 gola.

Edhe pse norvegjezi është golashënuesi i dytë më i mirë në vitin 2022, ka mesataren më të lartë të golave për ndeshje, 1.07.

10 golashënuesit më të mirë në 2022

Në klasifikimin e përgatitur nga UEFA të futbollistëve që kanë shënuar më shumë gola në vitin 2022, janë përfshirë golat me klubet në ligat më të larta evropiane dhe në kupat kombëtare. Janë përjashtuar gola e shënuar në ndeshjet miqësore. Gjithsesi, golat në miqësoret ndërkombëtare janë marrë parasysh.

Ky është klasifikimi i dhjetë golashënuesve të vitit 2022, pa llogaritur golat më 31 dhjetor:

Kylian Mbappé: 56 gola në 56 ndeshje (Paris Saint-Germain dhe Francë)

Lexo edhe :  Barcelona “e çmendur”/ Katalanasit realizojnë përmbysje në Champions

Erling Haaland: 45 gola në 42 ndeshje, (Dortmund/Man. City dhe Norvegji)

Robert Lewandowski: 42 gola në 50 ndeshje (Bayern/Barcelona dhe Poloni)

Mehdi Taremi: 37 gola në 51 ndeshje (Porto dhe Iran)

Christopher Nkunku: 37 gola në 58 ndeshje (Leipzig dhe Francë)

Lionel Messi: 35 gola në 51 ndeshje (Paris Saint-Germain dhe Argjentinë)

Ricardo Gomes: 35 gola në 51 ndeshje (Partizan)

Harry Kane: 35 gola në 62 ndeshje (Tottenham dhe Angli)

Amahl Pellegrino: 34 gola në 46 ndeshje (Bodø/Glimt)

Karim Benzema: 33 gola në 39 ndeshje (Real Madrid dhe Francë)

Të fundit

Vrasja e Irakli Davellës në Athinë, policia greke arreston dy shqiptarë

2 shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, për vrasjen e një 47-vjeçari, me origjinë shqiptare, dhjetorin e kaluar në...

AMP pezullon nga detyra tre punonjës të Policisë Kufitare në Pogradec, zbardhen akuzat

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Miratohet shtyrja e afatit për aplikimin për statusin ‘investitor strategjik’

Ndryshimet e miratuara në ligjin për investimet, të propozuara nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, kanë si qëllim tërheqjen e investimeve strategjike dhe mbështetje për...

Përfitimet e shumta që i sjell shëndetit çaji i xhenxhefilit

Njerëzit i kanë ditur dhe vlerësuar vetitë mahnitëse të xhenxhefilit për shekuj me radhë. Xhenxhefili është burim i shumë nutrientëve dhe ofron efekte të...

VIDEO-LAJM/ Anna Oxa në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka takuar ditën e sotme, artisten italiane me origjinë shqiptare me famë botërore, Anna Oxa dhe familjen e saj. “Në çdo fjalë...

Lajme të tjera

Web TV