Covid-19 në vend, MSH: Asnjë humbje jete dhe 6 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

Bëhet me dije se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa nga 75 testime të kryera, vetëm 6 qytetarë kanë rezultuar të infektuar dhe 17 janë shëruar plotësisht.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë: 75 testime, 6 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit

4 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 75 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në Bashkitë:

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Lushnje, Kolonjë, Berat.

Janë 144 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,069 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Janar 2023)

Raste të reja ditore 6

Të shëruar në 24 orë 17

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 75

Testime totale 2,020,283

Raste pozitive 332,809

Raste të shëruara 329,069

Raste Aktive 144

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Lexo edhe :  Qeparo/ Pas lirimit të hapësirave, bashkia Himarë vendos çadra falas për pushuesit

Tiranë 117

Fier 10

Berat. 4

Shkodër 3

Durrës. 3

Kukës. 2

Vlorë 2

Dibër. 1

Lezhë. 1

Korçë 1

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV