Lëshimi i satelitëve në hapësirë/ Ish deputeti i PS-së, paralajmëron kultivuesit e drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputeti i PS, Arben Çuko ka deklaruar se lëshimi në hapësirë i dy satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ është një lajm shumë i mirë për vendin dhe një veprim që duhej të ishte ndërmarrë kohë më parë. Ai theksoi se për monitorimin e tyre, mund të krijohet një qendër kontrolli në ministrinë e Brendshme.

I ftuar në studion e emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, Çuko tha se lëshimi i satelitëve do të sillte një progres edhe në identifikimin e territoreve të mbjella me kanabis dhe shtoi se personat që merreshin me këtë veprimtari kriminale do të mendohen mirë për rrezikun që marrin përsipër pasi mund të zbulohen lehtësisht.

“Mendoni harxhimet që bëjnë patrullat kufitare tonat dhe mjetet detare që patrullojnë kufirin apo për kontrollin e ujërave. Është një ndërmarrje që duhet të ishte bërë më përpara. Besoj se do ketë një qendër kontrolli në ministri. Kjo është gjë shumë e mirë sepse ne deri tani nuk kemi kapacitete profesionale për këtë gjë dhe ne do të përgatisim personelin e duhur për këtë gjë.

Pra është një gjë shumë e mirë. Do bëhet i mundur kontrolli i territorit të kontrollit me një kosto-eficencë shumë përfituese.  Nuk mund ta them me siguri të plotë nëse mund të zhduket mbjellja e lëndëve narkotike, por ata që duan ta mbjellin, duhet të mendohen mirë tashmë sepse veprimet e tyre do jenë komplet të pasigurta me këtë ndërmarrje të re”- u shpreh Çuko.

Ish ligjvënësi foli edhe për tre dronët ‘Bajraktar’ që Shqipëria mori nga Turqia, duke thënë se funksioni i tyre nuk dublohej me ngritjen e satelitëve për shkak se dronët luftarakë mund të kryejnë kontrolle për 26 orë ditë rresht ditën dhe natën dhe mund të dërgohen aty ku do jetë e nevojshme me një shpejtësi të madhe.

Lexo edhe :  Gonxhja: Ermal Meta çeli sezonin veror me një koncert të jashtëzakonshëm

“Dronët mund të kryejnë kontrolle për 26 orë rresht ditën dhe natën dhe mund të dërgohen aty ku paraqitet nevoja. Autonomia e qëndrimit në ajër është shumë e madhe, 26 orë. Për 26 orë mund të bëjë 4 mijë kilometra lëvizje, prandaj është lajm shumë i mirë për forcat e armatosura.  Këta dronë mund të përdoren edhe kundër një bande të rrezikshme, kur rrezikojnë jetën e policëve ndërkohë që janë nën rrethim”- përfundoi ish deputeti.

Ditën e djeshme ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në orbitë, në fillim të këtij viti. Sipas kryeministrit Edi Rama është lëshuar nga ‘Cape Canaveral’, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6, që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë Albania 1 dhe Albania 2. Kreu i qeverisë publikoi edhe pamjet nga nisja e dy satelitëve.

 

Të fundit

I vihen prangat Senatorit Amerikan/ Nxirret me dhunë jashtë konferencës, çfarë ndodhi?

“Ai u përpoq t’i bënte një pyetje sekretares dhe u largua me forcë nga agjentët federalë, u detyrua të...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Shehaj

Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet në  një studio televizive nëse janë mundësitë...

Italia fali zyrtarisht atentatorin turk të Papës

  Në vitin 2000, kur Italia fali zyrtarisht Ali Mehmet Agcën, atentatorin turk që kishte qëlluar Papa Gjon Palin II në Sheshin e Shën Pjetrit...

Humbi fluturimin e ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat

Një grua ka shpëtuar për pak nga tragjedia pasi humbi avionin Air India AI171 vetëm 10 minuta para nisjes, një fluturim që përfundoi në...

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit. Ambulanca ka shkuar në vendin...

Lajme të tjera

Web TV