Studimi: Shqiptarët, të parët në botë për nga kohëzgjatja e gjumit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët e duan gjumin aq shumë sa që renditen të parët në botë për nga kohëzgjatja e gjumit, sipas një studimi të revistës “Nature”. Nga 63 kombësitë e hulumtuara, studimi tregoi se shqiptarët flinin më gjatë, mesatarisht 7 orë e 32 minuta në natë.

Kjo është dukshëm më shumë se mesatarja e japonezëve, me 6 orë e 38 minuta gjumë. Çfarë e shpjegon ndryshimin? Sipas studiuesve, kjo është për shkak të normave kulturore dhe gjerësisë gjeografike. Si shembull i të parës, artikulli citon dremitjen në vendin e punës, i cili “mund të jetë i keq në disa vende (p.sh., SHBA ose Franca), ndërkohë që konsiderohet normale nga fqinjët (p.sh. Spanja ose Italia).

Gjithashtu, Vendet e Lindjes së Largët, në veçanti Japonia, raportojnë më pak gjumë. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me kulturën e punës në këto vende. Japonia është i vetmi komb në botë ku 25% e punëtorëve të punësuar punojnë më shumë se 50 orë në javë.

Si shembull i faktorit gjeografik, studiuesit i referohen një studimi të mëparshëm që tregon një divergjencë në kohëzgjatjet e gjumit në Kili, një vend veçanërisht i përshtatshëm për të studiuar dallimet në gjerësi. Ky studim zbuloi se kohëzgjatja mesatare e gjumit në ditët e punës ishte 7 orë e 55 minuta në veri dhe 8 orë 20 minuta në jug.

Me fjalë të tjera: Kilianët më afër ekuatorit flenë më pak se bashkatdhetarët e tyre kudo në vend.

Të fundit

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Shërbeu në vitet e luftës në Ukrainë, largohet nga detyra në Kiev ambasadorja e SHBA

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë, Bridget Brink do të largohet nga detyra e saj, tha sot një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për CNN Dorëheqja...

Lajme të tjera

Web TV