Dalin detaje të reja nga krisja Deschamps-Benzema se pse tekniku nuk e donte sulmuesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2021, trajneri i përfaqësuese franceze, Didier Deschamps i befasoi të gjithë duke rikthyer në skuadër Karim Benzema-n, i cili mungonte te “Blutë” nga viti 2015.

Sulmuesi i Real Madridit ishte pjesë e përfaqësueses në Euro2020, ndërsa për shkak dëmtimi mungoi në Katar2022, por së fundmi janë zbuluar detaje interesante mbi rikthimin e Benzema-s.

Në Francë, gazetari Daniel Riolo bëri zbulime të reja, duke i hedhur “benzinë zjarrit”, pasi në ditët e para pas përfundimit të Botërorit, aty ku Franca u mund në finale nga Argjentina, dolën në dritë disa përplasje midis trajnerit dhe sulmuesit, me këtë të fundit që ishte gati për të luajtur në aktin final, por nuk ndodhi, kjo për shkak të vendimit të Deschamps.

Kjo ka të bëjë me faktin se, Deschamps nuk ishte plotësisht i vendosur dhe i bindur për të rikthyer sulmuesin në kombëtare dhe ai vendim ishte surprizues për të gjithë. Një rikthim shumë i komentuar por për disa edhe i shumëpritur, i cili në fund nuk dha fryt pasi Franca nuk ia doli në Euro2020, por në planin personal, Karim Benzema mori maksimumin pasi në atë edicion realizoi katër gola.

Megjithatë Didier Deschamps nuk ishte shumë i prirur për të rikthyer ish sulmuesin e Lyon, kjo pasi sipas Riolo-s, trajneri francez ende nuk ishte i sigurt nëse Benzema kishte rifituar aftësinë për të menaxhuar personalitetin dhe egon e tij në dhomat e zhveshjes.

“Deschamps në fakt nuk e donte Benzema-n në skuadër. Kështu ishte që në fillim, pasi trajneri ende nuk kishte besim te sulmuesi, nëse do të ishte në gjendje të kontrollonte personalitetin dhe egon në dhomat e zhveshjes. Deschamps gjithmonë ka treguar se është një trajner i aftë jo vetëm për të marrë rezultate, por edhe për të krijuar një grup të fortë dhe me një mentalitet të mirë dhe gjithmonë ka zgjedhur ato persona që nuk përbënin rrezik për grupin.” – deklaroi Riolo.

Të fundit

Senatori amerikan Graham: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey...

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve. Sipas një...

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Lajme të tjera

Web TV