EMRAT/ Takimi Rama-Begaj, kush janë ambasadorët që preken nga ndryshimet

Gazetarja e ABC ka zbuluar detaje rreth takimit të kryeministri Edi Rama me presidentin Bajram Begaj. Kreu i qeverisë zbuloi në Facebook se kishin diskutuar për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve.

Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për dy grupe ambasadorësh.

Së pari, janë ata që kanë dalë në pension dhe duhen emërime të reja: Ilir Boçka në Serbi, Roland Bimo në Austri, apo Visho Ajazi në NATO. Grupi tjetër janë ata që u ka mbaruar mandati.

Këta diplomatë pritet që të rishpërndahen në misione apo pozicione të tjera.