Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Robert Menendez ka kritikuar presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan për retorikën e tij të ashpër të përdorur kundër Greqisë.
“Kërcënimet e vazhdueshme të Erdoganit kundër Greqisë janë sjellje absolutisht të papranueshme për liderin e një vendit të NATO-s”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje presidentit turk që të ndalë këtë retorikë të përdorur dhe kërcënimet e tij të vazhdueshme ndaj Athinës.