U akuzua për ngacmim seksual, reagon Dani Alves:” Nuk e di kush është ajo vajzë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë ka paditur ish-mbrojtësin e Barcelonës, Daniel Alves, për ngacmim seksual. Ngjaja dyshohet se ka ndodhur në klubin e njohur të natës Sutton, në Barcelonë, në orët e para 31 dhjetorit. Mbrojtësi brazilian ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë bërë veprime të pahijshme apo të jetë përfshirë në një incident të tillë.

 “Para së gjithash, do të doja të mohoja gjithçka”, e nis reagimin e tij mbrojtësi i krahut, në një prononcim për kanalin televiziv spanjoll, Antena 3.

“Po, isha atje, me njerëz të tjerë, duke u argëtuar. Dhe kushdo që më njeh e di që më pëlqen të kërcej. Unë kërceja dhe argëtohesha pa pushtuar hapësirën e të tjerëve. Nuk e di kush është ajo vajzë. Kur shkoj në tualet, nuk kam nevojë të pyes se kush është atje. Unë kurrë nuk kam pushtuar hapësirën e askujt, si do ta bëja me një grua apo një vajzë? Jo, për atë Zot”.

Braziliani theksoi se ky incident po prek familjen e tij: “Ata po vuajnë, veçanërisht ata që janë më të afërt me mua. Ata e dinë se kush jam unë.”

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV