Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat dhe me drejtuesit politik të qarqeve, kanë bërë gati skenarin për të fituar zgjedhjet e 14 majit.
Fjala tërmet e përdorur nga Edi Rama, nuk u prit mirë nga opozita, duke i kujtuar dosjen 184 në zgjedhjet lokale në Dibër në vitin 2016.
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin dy ditor me ministrat dhe më pas me drejtuesit e qarqeve. Shefi i Qeverisë duke e mbyllur me duartrokitje, pasi 2023 e panë si vitin e suksesit tha se në 14 maj do të bëjë tërmet në Shqipëri në të gjitha bashkitë. “Tërmet, tërmet” është një shprehje e Damian Gjiknuri kur ishte drejtuesit e qarkut të Dibrës, pas zgjedhjeve të 2016 që ishin dhe zgjedhje të parakohshme. Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha pas mbledhjes me ministrate socialistë se në vitin 2023 “do e bëjë tërmet”, duke iu referuar shprehjes së Damian Gjiknurit për rezultatin pozitiv të zgjedhjeve në Dibër. Por Bylukbashi thotë se Rama nuk e ka më luksin të bëjë marrëveshje “kokë më kokë” si ajo me Lulzim Bashën në 17 maj të 2017-ës, as nuk e ka më luksin t’i fitojë të gjitha bashkitë e vendit në tavolinë.
“Më 14 maj opozita do t’ia shembë Ramës “tërmetin” e tij. Le t’i mbledhë atë ditë sërish “minjtë” e pushtetit e t’u shpjegojë “tëmetin”, shprehet Bylykbashi. “Tërmeti i Dibrës është njollë turpi në standardet e zgjedhjeve. Po aq turp është për prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të përveçme, SPAK, sepse është kuti i matjes së dështimit të tyre në çuarjen para drejtësisë së eksponentëve më të lartë të PS që dolën në përgjimet e prokurorisë. Dibra u vërtetua si poligoni i provës i skemës shtetërore për manipulimin e votës me përdorimin e shtetit në të gjithë aspektet e tij, shitblerjes së votës, përdorimit të kriminelëve për presion, etj, e gjitha me regji qendrore dhe vullnet politik qeveritar”, tha Bylykbashi. Demokratët patën edhe një kundërpërgjigje tjetër. Duke përdorur fjalën tërmet, renditen dëmet që sipas tyre qeverisja Rama ka shkaktuar në jetesën e qytetarëve. Përveç akuzave për inceneratorët, portin e Durrësit, amnistinë fiskale apo pasaportat e arta janë disa shifra konkrete që rëndojnë mbi buxhetet familjare, që PD i quan tërmete më vete. “1. 744 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë 7 viteve të fundit, 2. 40% e familjeve shqiptare konsiderohen zyrtarisht në varfëri, 3. 70% e shqiptarëve që punojnë deklarojnë se nuk u mjafton paga për të mbyllur muajin, 4. Pagat dhe pensionet reale janë më të ulta se ato në vitin 2013 dhe shqiptarët sot përballen me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në Evropë në raport me fuqinë blerëse, 5. Gjatë qeverisjes Rama falimentuan 107 mijë biznese; ( e heq nr 14 ketu me prerje)”, tha Bylykbashi. Sipas demokratëve rikthimi në vëmendje i dosjes zgjedhore të Dibrës “184” është thirrje ndaj patronazhistëve dhe krimit për 14 majin. Por si force kryesore ne opozite, ata rezervojnë deklaratat optimiste për në fund. Tërmeti i 14 majit do ta zërë poshtë Ramën dhe bashibozukët që ka në patronazh. Gjuha si e Damjan Tërmetit dhe Tërmet Peçit nuk e tremb Partinë Demokratike, por është shenja e demencës politike të Edi Ramës.