“Dita pa pantallona”, pasagjerët shfaqen me të brendshme në metronë e Londrës (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasagjerët që udhëtonin në metronë e Londrës u zhveshën pjesërisht për të festuar “Ditën pa pantallona”  në metro. Tradita u rikthye pasi kishte ndaluar për shkak të pandemisë së virusit.

Sipas asaj që raportojnë mediet e huaja, qindra udhëtarë gjatë të dielës u bashkuan në argëtimin  “dita pa pantallona”, e cili fillimisht filloi në anën tjetër të Atlantikut në Nju Jork 20 vjet më parë.Linja  e metros Elizabeth, e cila u hap vitin e kaluar, mirëpriti pasagjerët e saj të parë pa pantallona.

Ata u shfaqën me të brendshme, çorape e xhaketa dhe nuk hezituan për të bërë edhe ndonjë foto. Tradita është pjesë e udhëtimit mbarëbotëror “No Pants Subway Ride”, i cili filloi në Nju Jork në 2002 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete anembanë globit. Kjo traditë e çuditshme u krijua në 2002 ne Nju Jork nga Improv Everywhere, një grup komedian.

Të fundit

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Rama publikon fotot: Në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në krye të detyrës për të garantuar një...

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohojmë të gjitha akuzat

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, duke i komunikuar 4 akuza. Avokatët ndërkombëtarë thonë se...

Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Prishëm çdo gjë për 1 javë

Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Me anë të një postimi në Facebook, Soko thekson se "ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin...

Lajme të tjera

Web TV