Escobar dhe Lajçak diskutojnë situatën në Kosovë dhe rajon me ambasadorët e NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, kanë folur të hënën para ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel në një takim joformal të Këshillit të NATO-s.

Ata gjatë vizitës së tyre të përbashkët në selinë e NATO-s kanë pasur takim edhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Sipas njoftimeve nga NATO, takimet e tyre kanë qenë pjesë e konsultimeve të rregullta për situatën në Kosovë dhe zhvillimet e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.

“Zëvendëssekretari i përgjithshëm [i NATO-s] Geoana nënvizoj përpjekjet intensive të Aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të ulur tensionet e fundit, posaçërisht në veri të Kosovës. Ai po ashtu ka nënvizuar mbështetjen kyçe që ka dhënë misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dhe Misioni i BE-së në për sundim të ligjit (EULEX) në heqjen e suksesshme të barrikadave në rrugë, që ndihmojë në kthimin e plotë të lirisë së lëvizjes në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga NATO pas këtyre takimeve.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka kapacitete dhe personel për të vazhduar implementimin e mandatit të OKB-së në tërësi dhe në baza ditore, në dobi të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo kontribuon në sigurinë në Kosovë dhe në stabilitetin përgjatë tërë rajonit”, thuhet në këtë njoftim.

Për 20 ditë me radhë, në dhjetorin e vitit të kaluar, grupe të serbëve lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.

Dejan Pantiq, sipas autoriteteve, dyshohet për organizimin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Lexo edhe :  Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare:Vendimet e Speciales do ta ngjyrosin veprimtarinë...

Por, vendimi i autoriteteve gjyqësore në Kosovë më 28 dhjetor për t’ia ndërruar Pantiqit masën e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak, hapi rrugë heqjes së barrikadave. Pas kësaj, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë deklaruan se kërkesat e tyre për heqjen e barrikadave ishin plotësuar.

Në njoftimin e NATO-s është shprehur edhe njëherë mbështetja e kësaj Aleance për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

“NATO po ashtu vazhdon të mbështes dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës – si platformën kryesore për të ndërtuar paqen e qëndrueshme dhe sigurinë në gjithë rajonin dhe për të gjitha përpjekjet që kanë për qëllim avancimin e integrimit Euro-atlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimorë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në fund të kësaj komunikate të NATO-s thuhet se “gjatë vizitës së tyre, Escobar dhe Lajçak njoftuan ambasadorët e NATO-s për përpjekjet e tyre të forcuara të përbashkëta diplomatike dhe angazhimin me të gjitha palët në rajon”.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja që nga viti 2011. Negociatat mbështeten edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Procesi i dialogut është thënë se synon të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Por, palët kanë dallime edhe sa i përket përfundimit të dialogut. Kosova kërkon që një marrëveshje eventuale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia është shprehur se dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL

Të fundit

Automjeti përplaset me autoambulancën te “Shkëmbi i Kavajës”, përmbyset në rrugë

Një aksident është regjistruar në afërsi të shkëmbit të Kavajës. Mësohet se në aksident janë përfshirë një autoambulancë dhe një...

Makina hyn në mes të fushës dhe tërheq zvarrë dy të mitura, ndërron jetë 10-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Britani. Një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetën, ndërsa një 8-vjeçare është plagosur, pasi janë përplasur nga...

Lista e mbyllur

Edison Ypi Burri që është Burrë dhe jo legen, jo zgjyrë, jo kurvë, jo lavire, jo baxhellë, nuk mbyllet nëpër lista. Burri i vërtetë, Burri me...

“E gjeta me 12″/ Armand Duka: Ja sa punonjës ka sot në FSHF

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, në një rrëfim për gazetarin Blendi Fevziu në "Opinion" ka folur për biznesin dhe fedaratën e futbollit. Duka ka treguar...

Aksidentet në punë gjatë 2024: Kryeson ndërtimi, më pas minierat

Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Të paktën 33 persona kanë humbur...

Lajme të tjera

Web TV