Gjykata lë në burg nënë e bir që vodhën 500 mijë euro

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Rozeta dhe Havier Dodin, nënë e bir të cilët vodhën plot 500 mijë euro në total së bashku me sende me vlerë.

Nënë e bir u zbuluan pas denoncimit të Alda Klosit, zyrtare e lartë e kryeministrisë për shifrën 120 mijë euro.

Pas denoncimit, edhe Klosi është vënë nën hetim nëse ka paratë e deklaruara.