Përgjaken rrugët/ Makina bie në greminë në Bulqizë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë, në fshatin Smollik që lidhet me rrugën e Arbrit.

Burime bëjnë me dije se një makinë ka dalë jashtë rruge duke rënë në greminë, e për pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes ku po hetohen rrethanat, ndërsa të dëmtuarit po transportohen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.