U përpoq të ndikonte zgjedhjet presidenciale/ Zbardhen akuzat ndaj Donald Trump

Paditë dhe akuzat ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020, janë duke u hetuar nga Juria e Atlantës në Gjerogji të SHBA.

Juritë në Gjeorgji nuk janë të autorizuara të lëshojnë aktakuza, por paneli ka vendosur të nxjerrë një raport që do të shërbejë si mekanizëm për jurinë e posaçme në mënyrë që prokurori duhet të ndjekë.

Çështja e Trump është marrë përsipër nga prokurori Fani Willis, starton që para një viti.

Hetimi ka filluar në vitin 2021, menjëherë pasi një telefonatë u bë publike në të cilën Trump i bëri presion Sekretarit të Shtetit të Gjeorgjisë, Brad Raffensperger për të “gjetur” votat e nevojshme  për të fituar në zgjedhjet presidenciale.

Në hetim po përshihen pretendime të rreme për mashtrime zgjedhore ndaj ligjvënësve të shtetit, skema e rreme zgjedhore, përpjekjet e individëve të paautorizuar për të hyrë në pakot e votimit në një qark të Gjeorgjisë dhe kërcënime dhe ngacmime kundër punonjësve të zgjedhjeve.

Juria e madhe speciale, e cila përfshinte 23 juristë dhe tre zëvendësues, u ul në maj 2022 me duke thirrur dëshmitarët.