Vuçiç shënjestër e hakerave, “Anonymous” me mesazh për presidentin serb: Kukull e Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i hakerave “Anonymos” kanë dalë me mesazhe të reja për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilit i janë drejtuar duke i thënë si “kukulla e Vladimir Putin”.

“Hej, kukull e Putinit, ku je? Ende me qentë?”, ishte mesazhi drejtuar Vuçiç.

Që prej fundit të dhjetorit, grupi i hakerave doli me një mesazh përmes një video, ku shtjellonte problemet që regjimi i Beogradit po shkaktonte në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne kemi vërejtur se grupet kriminale serbe po përpiqen të provokojnë një konflikt të armatosur përmes tensioneve dhe provokimeve luftarake në veri të Kosovës. Presidenti autokratik serb Aleksandar Vuçiç, një kukull e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq, por dihet se tentativat e tij do të jenë vetëvrasëse”, tha Anonymous në fund të vitit të kaluar.

Ndërsa, Putin iu përgjigj duke postuar një foto të tij duke luajtur me qentë.

“Reagimi ynë kolektiv do të jetë vendimtar dhe i menjëhershëm. Anonymous nuk është një grup i vogël njerëzish të pafuqishëm për t’u injoruar. Ne jemi një kolektiv i organizuar dhe globalisht aktiv i njerëzve me mendje të njëjtë dhe nëse nuk i ndaloni veprimet tuaja të rrezikshme në Kosovë, mesazhi ynë do të jetë e qartë”, kërcënuan më pas ata.

Të fundit

A munden SH.B.A.. të vazhdojnë garantuesin e Paqes për Evropën

Nga Abdyl Koprencka Amerika e pa aftë ndër bisedime politike dhe pa nji pregatitje si duhet ushtarakisht që ti japi...

Piromanët

Nga ARTUR  AJAZI Ata nuk i njohin zgjedhjet. Nuk i kanë njohur edhe para 20 vitesh, edhe para 12 vitesh, edhe sivjet ata nuk i...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha! Janë makineria e sotme financiare!

NGA BEN BLUSHI Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, Policia shpall planin njëjavor të masave

Festa e besimtarëve bektashinj, pelegrinazhi i përvitshëm i muajit gusht, që do të mbahet në Malin e Tomorrit, e njohur ndryshe edhe si “Festa...

VIDEO/ Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

Në rrethin e Kukësit natyra ofron një sërë monumentesh të cilat të impresionojnë jo vetëm më madhështinë e tyre dhe vlerat shkencore, por dhe...

Lajme të tjera

Web TV