Begaj pret në takim kreun e OSBE në Tiranë: Partitë politike të demonstrojnë vullnet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur sot në një takim kreun e ri të Pranisë së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Begaj theksoi rëndësinë e këtij takimi, duke nënvizuar rolin dhe kontributin e OSBE-së në vendin tonë. “Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkurruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara.”, shkruan Begaj.

REAGIMI I BEGAJT

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera.
Në takimin e sotëm me Kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis, vlerësova rolin e deritanishëm të kësaj organizate si dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi.
Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkurruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara.

Të fundit

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Rritje rekord e shpenzimeve për mbrojtjen, vendet e BE-së shpenzuan 343 miliardë euro

Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes në të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian arritën një shifër të paprecedentë prej 343 miliardë eurosh, një...

A do të ketë dallime në çmimet e energjisë në Gjermani?

Konsumatorët e energjisë elektrike në Gjermani po përballen me shumë probleme. Ndërsa koalicioni qeverisës në Berlin po përballet me një tjetër sprovë të re. Arsyeja: e...

‘Tërmet’ në Nestle, CEO i kompanisë shkarkohet për një lidhje sekrete me punonjësen e tij

Tërmet në shtëpinë e Nestlè. Drejtori ekzekutiv i kompanisë shumëkombëshe zvicerane agro-ushqimore, 63-vjeçari francez Laurent Freixe, u shkarkua pas vetëm një viti në detyrë për...

Lajme të tjera

Web TV