“Do të punojmë ngushtë me SHBA-në”, Kurti flet për raportet me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se “duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më anormale”.

“… pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha ai të martën pas përfundimit të takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave.

Kur u pyet për planin franko-gjerman, ai ripërsëriti qëndrimin e tij se Kosova e ka konsideruar këtë plan si “bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme”, por tha se Serbia e ka refuzuar atë, dhe se tash do të duhet që “të gjithë të merren me ta”.

Propozimi i Bashkimit Evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman, mësohet se u është dhënë palëve qysh në fund të verës. Ai ka mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së.

Më 11 dhjetor, Radio Evropa e Lirë raportoi se në këtë plan nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Në dokumentin të cilin e kishte siguruar REL-i thuhej se elementet kyçe të këtij propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë: respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Një muaj më herët, më 11 nëntor, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë, pasi që plani nis me faktin që Kosova është e pavarur. Kurti tha gjithashtu se vizita e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është më shumë se e mirëpritur ngase vjen në një moment të rëndësishëm kur po afrohet njëvjetori i pushtimit rus të Ukrainës – i cili nisi më 24 shkurt 2022.

Lexo edhe :  Masat e Brukselit për industrinë e automjeteve

Chollet do ta vizitojë Kosovën më 11 janar, ndërsa Serbinë një ditë pas.

Të fundit

Rama paralajmëron prerje kokash në PS, kush pritet të shkojë në qeli për thika pas shpine

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë në fundjavë, duke deklaruar se Partia Socialiste do të kalojë...

Rama për zgjedhjet: PS, partia më e vjetër në eksperiencë dhe më e reja në energji

Kryeministri Edi Rama , në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u ndal në zgjedhjet e 11 majit dhe...

Veliaj tregon kë mbështet më 11 Maj: Unë vetë do votoj…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit Revieë në Euroneës Albania, teksa është ndalur edhe te...

Çfarë të bëjmë gjatë marsit/Këshilla për një fillim të shëndetshëm dhe aktiv të pranverës

Mars është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë, një periudhë kur natyra fillon të ringjallet dhe energjia jonë gjithashtu mund të ndryshojë....

Kush ishte Andis Harasani, ish-drejtori i Fatos Nanos që mori dy mandate në Kuvend

Andis Harasani ishte një nga drejtorët kryesorë të Fatos Nanos në vitin 2005 që iu fut politikës përmes kandidimit për deputet. Deri në atë...

Lajme të tjera

Web TV