Konflikti me familjen mbretërore, Princ Harry: Jam i hapur për pajtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesa duket ‘problemet’ për familjen mbretërore nuk kanë të sosur. Pas kujtimeve dhe intervistave të fundit të Princ Harryt në mediat amerikane, familja mbretërore ka humbur besimin e tij. Sipas burimeve të mirëinformuara nga Buckingham Palace, Mbreti Charles dhe Princi William kanë arritur kufijtë e tyre. Duke folur me Tom Brady në ITV’s News at Ten, Harry tha se do të ishte i hapur për pajtim dhe madje do të kthehej në një rol mbretëror, me kusht që të mund të kishte diskutime “të sinqerta” me familjen e tij, por që do të mbetej private.

“Nuk e di nëse do ta shikojnë këtë intervistë apo jo, por çfarëdo që të më thonë mua dhe çfarëdo që unë t’u them do të jetë private dhe shpresoj që ata të qëndrojnë kështu”, tha Harry, duke shtuar se ai nuk dëshiron që asnjë bisedë të bëhet publike.

Megjithatë, deklaratat e mësipërme shkaktuan shumë komente ironike në rrjetet sociale, nisur nga të gjitha momentet private që Harry ka ndarë në librin e tij me kujtime, Spare, që do të publikohet sot.

Një burim mbretëror i tha The Mirror: “Ironia është aty për ta parë të gjithë, përveç vetë Harry-t. Kishte shumë pak besim para gjithë kësaj dhe tani nuk ka mbetur asnjë. Kuptohet se familja mbretërore nuk ka gjasa të komentojë publikisht mbi ndonjë nga akuzat e ngritura kundër tyre. Por edhe biseda kokë më kokë mund të mos zhvillohet me Charles dhe William, të cilët kanë frikë se çdo bisedë me Harry mund të përdoret kundër tyre në të ardhmen.”

Redaktori mbretëror i Vanity Fair, Katie Nicholl, i tha Page Six, se: “William po vlon dhe është i shkatërruar… Familja mbretërore ka mbetur e habitur nga detajet që ka dhënë Harry dhe sa larg ka arritur. Ata me të vërtetë ndihen sikur ka kaluar çdo vijë”.

Lexo edhe :  Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Në intervistën për të promovuar kujtimet e tij, Harry u shpreh se familja e tij e shkatërroi atë dhe Meghan, duke i detyruar ata të shpërngulen në Kaliforni. Më tej ai ka shtuar se ata nuk kanë treguar vullnet për t’u pajtuar.

Të fundit

“Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin. Quajini Partia e Gallatës!”

Zgjedhjet përfunduan, por Sali Berisha dhe PD po pretendojnë vjedhjen e votave më 11 maj. Për juristin Romeo Kara,...

Endri Shabani i shtang të gjithë: PD nxori grupe të armatosura për vota

Kreu i Nisma Thurje dhe bashkëdrejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet, Endri Shabani bëri deklarata të forta në studion e News24. Shabani u shpreh se PD...

Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive

Qershitë janë një nga frutat më të shëndetshme! Një filxhan, ose rreth 21 qershi, përmban më pak se 100 kalori dhe 15% të nevojave...

Mentor Kikia: “Opozita tregon hajdutin, por duhet të shohë nga vetja”

Në studion e News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kika i cili ka diskutuar edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit....

Kushtetuesja zbardh vendimin për Elton Qynon: Materialet u sekuestruan pa asnjë indicie

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 22 prillit 2025 për rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit i dha të drejtë me një vendim...

Lajme të tjera

Web TV