Nis takimi me krerët e partive shqiptare në RMV në Tiranë, kush mer pjese

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me krerët e partive shqiptare në RMV.

Takimi po zhvillohet në Tiranë, ku kanë ardhur edhe liderët politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Ftesa u është drejtuar të gjithë kryetarëve të partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe konkretisht, Bashkimit Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptaret, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Deri më tani, zyrtarisht nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut.

Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.