Së fundmi i ftuar në “Shqipëria Live” Robert Aliaj ka komentuar eksperiencën e të birit në Big Brother Vip Albania.
Teksa ka folur për Kristin, artisti ka theksuar se atij i është bërë presion psikologjik nga vajzat e spektaklit. Sipas Robetit, Kristi është ngacmuar brenda shtëpisë dhe ka ditur ta përballojë.
“Kur një vajzë i kërkon publikisht me imponim që unë do fle më ty. Në kokën e një djali është presion psikologjik. E kam të vështirë të prononcohem për Kristin sepse duket sikur po e mbroj, edhe pse nuk kam për çfarë e mbroj sepse nuk ka bërë gjë. Kristi më mbron mua, sepse unë e kam edukuar vetë. E kam bërë të jetë i aftë. Kristi është vënë në situatë të vështirë. Kur një vajzë i kërkon publikisht me imponim që unë do fle më ty. Në kokën e një djali është presion psikologjik. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje”, ka përfunduar Roberti.