Stuhia bën kërdinë në Kaliforni, evakuohen mijëra qytetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë të hënën, duke përmbytur rrugët pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Për shkak të stuhive, mijëra persona janë urdhëruar që të evakuohen. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se shirat do të vazhdojnë edhe gjatë të martën, teksa Kalifornia jugore pritet të goditet më së shumti. Po ashtu, pritet që edhe një stuhi e re të godasë këtë rajon në ditët në vijim.

Si pasojë e motit të keq, rrugët janë vërshuar dhe mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një njoftim se disa zona do të Kalifornisë do të goditen nga shirat e rrëmbyeshëm.

“Shirat të martën do të përkeqësojnë vërshimet dhe do të rrezikojnë që të ketë vërshime të reja dhe rrëshqitje të dheut”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Parashikuesit e motit po ashtu paralajmëruar se pjesa jugperëndimore e Kalifornisë mund të përballet me erëra që mund të arrijnë deri në 97 kilometra në orë, ndërkaq disa zona mund të përballen me shira deri në 12.7 milimetra në orë.

Si pasojë e stuhive që nisën javën e kaluar, numri i viktimave u rrit në 14, pasi të hënën edhe dy persona, përfshirë një të pastre, vdiqën për shkak të rrëzimit të druve, thanë zyrtarët shtetërorë.

Autoritetet e rrugëve në Kaliforni thanë se disa nga autostradat shtetërore janë mbyllur për shkak të vërshimeve, rrëshqitjes së dheut dhe stuhisë së borës.

Urdhër për evakuim është lëshuar në qarkun e Santa Kruzit që ka rreth 32.000 banorë.

Një djalë 5-vjeçar është zhdukur pas vërshimeve të hënën. Nëna e tij ishte duke vozitur një makinë kur ajo u mor nga uji afër Paso Robles. Qytetarët arritën ta nxirrnin atë nga makina, por djali i saj u rrëmbye nga uji.

Lexo edhe :  Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

/REL

Të fundit

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në...

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Sulejman...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Lajme të tjera

Web TV