Pasi gënjeu për sëmundjen, Luiz Ejlli akuzon produksionin: Ma bënë gjyqin pa marrë vesh..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deklaratë e Luiz Ejllit se ai vuan nga një tumor, që ka shokuar Kiara Titon dhe publikun, u sqarua të martën nga këngëtari se nuk ishte për veten e tij, por për shokun.

Kjo bëri që banorët të shpërthejnë ndaj Luizit dhe Kiara është distancuar tashmë prej këngëtarit, duke ia prerë shkurt “nuk ke më punë me mua se më gënjeve”.

Pas spektaklit, Efi ka kërkuar një shpjegim nga Luizi, duke e pyetur pse e ka rrëfyer në vetë të parë.

Ndërkohë nga ajo që thotë Luizi, duket se akuzon produksionin që i ka prerë rrëfimin në klipin e transmetuar, pasi biseda sipas tij nuk mbaron aty.

“E para që më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje, e dyta ma bënë gjyqin pa marrë vesh dhe versionin tim veç fut e bjer.
E treta duke qenë në maj, ia futa vetes.

Nëse e kanë marrë kështu le të dal. Fillova tu e fol në numrin njëjës se nuk doja ta nxirrja emrin e atij. Në fund duket që e kanë pre klipin ndaj më erdhi inat por nuk ia vlen me u përzi, se nuk mbaron ashtu ndaj mbeta keq por ma ndiu zemra dhe e mbyllën aty”, tha Luizi për Efin.

Ndërkohë gjatë spektaklit kur e mohoi deklaratën që ka bërë se nuk ishte për të, Luizi u shpreh:

“Nuk kam frikë, por tani më vjen zor që njerëzit të më shohin mua me mëshirë, mua më kanë ardhur më kanë marrë analiza gjaku dhe e them me bindje po të kisha pas gjë më kishit thirr e nuk e kishit lënë për tani, por mesa duket jam mirë e uroj të vijoj të jem mirë. Siç e uroj dhe për atë por ndihem shumë keq që doli në këtë mënyrë.

Lexo edhe :  Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Nuk është se kam ndonjë dhimbje apo shqetësim. Nuk jam as tipi që mëshirohem apo kërkoj, gjithçka e kisha menduar por vetëm këtë nuk e doja as me u qurravit. Me këtë rrugëtimi im mbaron këtu dhe këtë nuk ia fali vetes.

Pavarësisht te gjithave nuk doja këtë gjë. Mënyra si po e trajtoni po më bën me u duk unë këtu viktima”.

Të fundit

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Lajme të tjera

Web TV