Situata nga gripi, shefi i shërbimit të urgjencës thirrje: Jo me vrap në spital, ja ..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata gripale në vend po rëndohet si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët e vegjël.

Përveç vizitave  të shumta në qendra shëndetësore janë rritur edhe telefonatat drejt qendrës kombëtare të urgjencave të cilët i asistojnë edhe në banesë pacientët.

Sipas  drejtorit të urgjencës kombëtare,  virusi i gripit është shfaqur më agresiv pas  dy viteve ku dominonte virusi i Sars Covid 2.

Brataj këshillon qytetarët të mos vrapojnë menjëherë  në spital pasi gripi është një sëmundje që trajtohet në banesë.

Të rriturit mund ta menaxhojnë temperaturën me paracetamol 1000 miligram  dhe jo gjysmën e kësaj doze. Po kështu edhe në rastin e fëmijëve të mos i çojnë në spital  nëse nuk kanë komplikacione pasi marrin viroza të tjera.

“Mos nxitoni në spital  pasi merrni viroza të tjera. Menaxhojini në shtëpi ditët e para, vetëm kur  shfaqen komplikacione zgjidhja është spitali”, tha Brataj.

Kurba e të infektuarve me grip është në rritje. Piku i tij pritet të mbërrijë në fund të muajit janar.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV