Vrasja e studentes serbe/ Shpallet në kërkim i riu shqiptar, për të larguar dyshimet ai..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar nga Mali i Zi është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së një studenteje serbe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zvezdara. Mediat serbe raportojnë se shtetasi me inicialet J.G., dyshohet se është autori i vrasjes së studentes Ivana K, 26-vjeçe.

Nga hetimet paraprake, mësohet se gjurmët e ADN-së së tij janë gjetur në banesën në Zvezdarë dhe tani për tani gjithçka tregon se vrasësi është ai. I riu thuhet se ka shoqëruar Ivanën në shtëpi mbrëmjen fatale dhe më pas nisi ta mbyste vajzën duke i mbuluar me njërën dorë hundën dhe me tjetrën gojën. Ndërkohë për të larguar çdo dyshim të mundshëm nga vetja ai kishte postuar dhe një mesazh, bashkangjitur dhe një foto ku ndihej i pikëlluar nga humbja.

“Engjëlli im, pushofsh në paqe, të jetë e lehtë dheu i zi. Të gjithë jemi të Allahut dhe tek ai kthehemi”, -ka shkruar i riu. Sipas mediave serbe, Ivana dhe vrasësi i saj u takuan vitin e kaluar gjatë një shëtitjeje malore, ndërsa thuhet se i riu nuk ndodhet më në Serbi.

Ishin vëllezërit e vajzës ata që e gjetën më 24 dhjetor motrën e tyre të pajetë në banesën e saj me qira, pasi nuk po iu përgjigjej telefonit. Gjatë seancës gjyqësore, familjarët e viktimës pohuan se ajo nuk ka marrë asnjë kërcënim.

Të fundit

“Kurtin nuk e voton gruaja, nuk është në listën e votuesve”

Bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Knudsen Augestad, nuk është pjesë e trupës votuese në Kosovë dhe nuk ka...

Viruset e dimrit si ndikojnë tek problemet me stomakun çfarë duhet të bëni

Dimri përbën periudhën më kritike për problemet me stomakun. Këto probleme shfaqen me simptoma si të vjella, dhimbje dhe diare. Simptomat e problemeve të...

Rama prezanton sistemin e monitorimit: Në fokus shkelësit dhe qarkullimi rrugor

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit me kamera të 20 qyteteve në vend. “Do të ketë survejnim me kamera të qyteteve me fokus...

E shkuara dhe tradita

Nga Ilir Yzeiri Popujt pa histori e pa memorie ose janë zhdukur ose janë shfaqur si një entitet i dobët dhe i nëpërkëmbur në tregun...

Rama citon Aristotelin: Një shtet i qëndrueshëm është kur njerëzit janë të barabartë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë...

Lajme të tjera

Web TV