Abazoviç nderohet me titullin “Honoris Causa”, flet Rama: I privilegjuar që e kam mik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka qenë prezent në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Caus” të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se ndjehet i privilegjuar që mund ta quajë veten mik të Dritan Abazovic, ndërsa është befasuar që Dritani është një njeri që i është futur kaq thëllë kësaj fushe të shkencave.

Më tej Rama nuk kurseu elozhet për kryeministrin e Malit të Zi duke e cilësuar si një “fenomen” në politikën Ballkanike.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk e kam lexuar Librin, vetëm dy ditë më parë mu bë me dije, nuk e dija që Dritani ishte kaq thellë në këtë fushë dhe kaq serioz në këtë angazhim.

Jam këtu për t’ju thënë dy fjalë, jo domosdoshmërisht për librin, por edhe për autorin.

Dua të kaloj te autori, që është sipas meje në atë që përfaqëson, mishërimi i kësaj kredoje, i kredos së veprimit. Më duhet ta them që unë jam shumë i privilegjuar. që mund ta quaj veten mik të Abazovic.

Privilegj të jesh mik më një person që është një fenomen në politikën Ballkanike, një fenomen i pakrahasueshëm me askënd, jo sepse është doktor shkencash, jam i bindur që ka shumë doktorë në parlamentin shqiptar, por sepse falë veprimit ka arritur të guxojë në krijimin e një lëvizjeje politike e cila është përtej etnike dhe e i ka mbijetuar me shekuj. Te krijojë një hapësirë ku pavarësisht etnicitetit, njerëzit të bashkohen si qytetar. Dhe në këtë kontekst, Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj shoqërisë, problemeve dhe të ardhmes, duke u ngritur më shumë guxim përmbi ndasitë dhe duke ndërtuar një urë, sic quhet edhe lëvizja, sepse për mua ajo nuk është një parti politike, por një lëvizja, e cila shpresoj ti mbijetojë kohës dhe të bëhet shëmbull për të tjerë në të tjera territore ku bashkëjetesa përmes etnive të ndryshme është përjetuar si një bashkëjetesës mes të kundërtave.

Lexo edhe :  Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

Në përpjekjen e Dritanit për të ndërtuar një urë që ndihmon grupimet etnike që të gjejnë një hapësirë dialogu, por i afrohet edhe shoqërisë kjo urë, për të kapërcyer shekuj dhe për të pasur një qasje që e vendos globalizmin në funksion të së mirës, ka shumë mundësi dhe kjo ura e Dritanit e ka këmbët të kjo urtësi që përpiqet të derdhet në enët bosh dhe të krijojë një nivel tjetër të kuptuar dhe ndërvepruarit.

A do t’ia dalë Dritani?

Kjo është për t’u parë, sepse forcat kundërvepruese shtohen.

Në fund të librit ka një tjetër citim, i cili është vazhdimi i asaj që sapo thash. Prezymoj që mes këtyre 3 etave libri ofron mundësi që këto dilema të arsyetohen.

Më këtë pikëpyetje unë mund ta mbyll këtë fjalë që është një promovim jo i librit, por i nevojës për t’u marrë pak më shumë me temën shumë të nxehtë. Gjë që natyrisht është shumë e vështirë, se sa për t’u marrë me llafet e përditshme.

Unë besoj disa këtu mund edhe ta marrin përsipër mundimin për ta lexuar këtë libër. Nëse disa do ta marrin mendimin shpresoj që ndonjëri të arrij në fund, e nga këta shpresoj që ndonjë ta këta kuptuar librin, jo Dritanin, Dritani nuk është vënë, na ka ne, ka edhe shpresën.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV