FIFA publikon listën me 14 lojtarët kandidatë për çmimin “The Best”, favorit Lionel Messi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FIFA ka publikuar listën e gjerë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2022. Listës prej 14 lojtarëve që kandidojnë për çmimin “The Best” e kryeson Lionel Messi. Ai udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kampionatit Botëror, duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje në, teksa u shpall edhe më i miri i Botërorit.

Përveç Messit, nga Paris Saint-German janë edhe Kylian Mbappe, Neymar dhe Achraf Hakimi. Premier League është e përfaqësuar me Erling Haaland, Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah. Real Madrid përfaqësohet nga tre lojtarë pasi fitoi Ligën e Kampionëve. Përpos Karim Benzema, që fitoi Topin e Artë, në listë për më të mirin e FIFA-s janë Vinicius Jr dhe Luka Modric.

Po ashtu nuk mungojnë as Robert Leëandoëski i Barcelonës dhe Sadio Mane i Bayern. Ka edhe disa emra befasues, siç është ai i Julian Alvarez, apo i anglezit Jude Bellingham.

Po ashtu, janë pesë të nominuar edhe sa i përket trajnerit më të mirë të vitit. Carlo Ancelotti, Didier Deschamps, Pep Guardiola, Walid Regragui si dhe Lionel Scaloni janë në këtë listë. Të nominuarit për çmimin e portierit më të mirë të vitit janë Alisson Becker, Yassine Bounou, Thibaut Courtois dhe Emiliano Martinez. Votimi do të jetë i hapur deri më 3 shkurt, ndërsa fituesi do të shpallet në ceremoninë e FIFA-s.

Të fundit

Horoskopi ditor, 18 Qershor 2025

Dashi Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë...

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato, klubi madrilen do bëjë edhe...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Lajme të tjera

Web TV