Mbante në makinë armë zjarri, arrestohet 34-vjeçari nga Saranda (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 34-vjeçar, i identifikuar si Ardit Buqi është vënë në prangat e policisë së Sarandës pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Nën hetim është vënë edhe pasagjeri që po udhëtonte në automjet me të për moskallëzim krimi.

Ata u ndaluan në rrugën e fshatit Gjashtë nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë zjarri pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi Ardit Buqi, 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV