Meta i beson forcës së Berishës në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka minimizuar problematikën e partisë së tij në Shkodër, ku deputeti i saj Agron Çela tashmë ka kaluar nga PS. Sipas Metës, kjo nuk përbën asnjë shqetësim pasi forca e Berishës në Shkodër do të bëjë që edhe në zgjedhjet e 14 majit kjo bashki të jetë sërish në duart e opozitës.

Ikja e Agron Çelës tek Partia Socialiste për Ilir Metën nuk përbën asnjë shqetësim në dukje, pasi ai nuk mund të pranojë publikisht se do të ketë rrjedhje të votave të deputetit që kapërceu nga selia rozë. Meta tregon bindje se në Shkodër nuk do të fitojë PS dhe sipas tij kjo do të shihet në zgjedhjet e 14 Majit. “Në Shkodër Berisha këta i shqeu më 6 mars, edhe pse ishte i vetëm. Çfarëdo të bëjnë këta e kanë të humbur”, është shprehur Ilir Meta. Ai shkoi më tej duke parashikuar dhe rezultatin në Qarkun e Shkodrës. “Në Shkodër këta nuk marrin dot asnjë Bashki”, tha ai. Bashkëpunimin me Partinë Demokratike, Meta e sheh më të fort se kurrë, teksa brenda partisë më të madhe opozitare thotë se nuk gjen asnjë problem. “Nuk ka probleme të brendshme mes PD-së”, nënvizoi ai. Meta shtoi se problemet e brendshme të demokratëve trumbetohen nga mazhoranca me qëllimin për të hequr vëmendjen nga skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë.

Meta njeh Berishën si kryetar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një prononcim për mediat ka komentuar situatën politike në PD dhe përjashtimin që Enkelejd Alibaj bëri ndaj 4 deputetëve demokratë. “Nuk më takon mua të komentoj zhvillime të tilla, pasi qëndrimi se kush është PD është e qartë. Vendimi është marrë në 6 mars. Unë respektoj vendimin e popullit. Lidhur me këtë çështje, me aq sa kam parë ka ndodhur një paradoks. Katër deputetët që janë shembullorë, paskan bërë një super reflektim për ngjarjen e 8 janarit”, u shpreh Meta.

Lexo edhe :  “Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Borxhi i Qeverisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi se qeveria do të kërkojë sërish 500 milionë euro borxh. Ai tha se 2023-shi do të jetë një vit i vështirë. “Qeveria do të dalë për herë të gjashtë në tregjet e kapitalit për të emetuar një Eurobond dhe tashmë ka përzgjedhur edhe konsulentin ligjor që do ta udhëheqë këtë transaksion. Qeveria do të kërkojë sërish 500 milionë euro dhe kjo shumë edhe mund të rritet. Në kushtet kur si pasojë e rritjes së çmimeve Qeveria arkëtoi 520 milionë USD, dhe ndërkohë që Shqipëria emetoi një Eurobond prej 650 milion euro në nëntor të vitit 2021, është tepër e dyshimtë huamarrja prej 500 milion euro, që e çon borxhin publik nga 107% në vlera akoma edhe më të larta”, tha Meta. Sipas tij, është shumë e qartë se fondet e grumbulluara si pasojë e inflacionit të lartë nuk do të përkthehen në më shumë shërbime për qytetarët, por do të abuzohen nga hajdutët e “Rilindjes”. “Banka Botërore në raportin e fundit të saj parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ngadalësimi i rritjes ekonomike për vitin 2023 do te jete me i larte per Shqiperine krahasuar me vendet e rajonit. Rritja ekonomike per vitin 2023 do ngadalësohet nga 3.5% ne parashikimin fillestar ne 2.2%. Per vitin 2023 Shqiperia do te jete vendi me rritjen me te ulet ekonomike krahasuar me vendet e rajonit, Pra Shqipëria vazhdon të jetë vendi më pak konkurrues në rajon.”, tha Meta.

Të fundit

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

ALBAN DACI - Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo...

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër...

Alfred Moisiu ngre shqetësimin: Ka rënë patriotizmi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për rënien e ndjenjës së patriotizmit dhe mungesën e kontrollit ndaj pushtetarëve. Në një intervistë për...

Trump kërcënon Putinin, sulmi ndaj Rusisë dhe frika bërthamore

Iu deshën më shumë se 7 muaj si president për të kuptuar se Putin nuk dëshiron paqe. Lideri amerikan, Donald Trump, mësoi kush ishte...

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake më të rëndësishme të NATO-s...

Lajme të tjera

Web TV