Zgjedhjet lokale të 14 majit, KQZ kërkesë bashkive: Përmbushni detyrimet ligjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se KQZ pas administrimit të informacionit në lidhej me zgjedhjet lokale të 14 majit, ka konkluduar se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.

Në një postim në Facebook, Celibashi u shpreh se nga këto bashki kërkohet të merren masa të menjëhershme për përmbushjen e detyrimeve si dhe të dërgojnë në rrugë elektronike hartat e qendrave të votimit.

Postimi i plotë:

Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e proçesit zgjedhor të datës #14MAJ2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.

Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa MENJËHERË dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: vendore@kqz.gov.al

Të fundit

Kozmonautja Valentina Tereshkova gruaja e parë që doli në hapësirë

Valentina Vladimirovna Tereshkova lindi më 6 mars 1937, në Maslennikovo, një fshat i vogël pranë Jaroslavlit, Rusi. Ajo vinte...

Sa do zgjasë lufta Iran-Izrael? Politologu analizon skenarët: Ja rreziku më i madh

Politologu Bledi Dika ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv ku ka analizuar zhvillimet e fundit të konfliktit mes Iranit dhe...

Udhëheqësit evropianë “të alarmuar”, thirrje Izraelit dhe Iranit: Qetësoni situatën

Krerët e Bashkimit Evropianë po shprehin alarm për sulmet ushtarake të nisura gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit dhe po bëjnë thirrje për qetësim...

Skandali/ Dënimi me karrige elektrike i djalit afro-amerikan për një vrasje të suposuar

Në moshën 14 vjeç, George Junius Stinney, Jr bëhet personi më i ri i ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e XX. Po kush...

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2025

Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me tepër dhe te bëni sakrifica...

Lajme të tjera

Web TV