Këshilltari special i DASH: Serbia dhe Kosova të ndalojnë metastazat e dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara po rrisin presionin diplomatik ndaj Serbisë dhe Kosovës për të parandaluar “metastazat e dhunës” pas tensioneve të fundit mes tyre.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, i cili vizitoi Kosovën e Serbinë këtë javë, tha për Financial Times se Rusia po përdor çështjen e Kosovës si “levën e fundit që Moska ka mbi Beogradin”.

“Ne ishim të shqetësuar për metastazat e dhunës.Gjëja e fundit që secili prej nesh dëshiron tani është një krizë në këtë pjesë të botës, duke pasur parasysh se ne kemi krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore jo shumë larg”, tha Chollet.

Chollet tha se SHBA nuk dëshiron një diplomaci krize. “Së pari, targa, pastaj barrikada, nuk duam që diçka tjetër të dali javën e ardhshme”, tha Chollet , I cili shtoi se SHBA e di mirë rolin përçarës të Rusisë, e cila ka deklaruar vazhdimisht mbështetjen e saj për aleatin, Serbinë.

“Çështja ka rënë nën një dritë të re, pasi Serbia, e varur prej kohësh nga energjia ruse, ka filluar të diversifikojë burimet e saj të energjisë dhe ta zvogëlojë atë mbështetje. Kjo e ka lënë çështjen e Kosovës si levën e fundit që Moska ka mbi Beogradin. Një arsye pse ne duam të gjejmë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është që ta heqim atë levë nga Rusia,” tha Chollet.

Ai tha se Beogradi dhe Prishtina mund të fillojnë të arrijnë një marrëveshje të bazuar në një plan të paraqitur nga Franca dhe Gjermania, i cili do të mandatonte respektin e ndërsjellë për juridiksionet dhe një aspiratë të përbashkët për anëtarësim në BE.

“Unë mendoj se ka një rrugë të mesme që mund ta arrijmë, përndryshe nuk do të investonim në këtë ashtu siç kemi,” tha ai, duke shtuar se ai besonte se një marrëveshje ishte e realizueshme, megjithëse ai refuzoi të vendoste një kornizë kohore për këtë.

Lexo edhe :  Protestat shtohen, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë

“Hapi i parë do të ishte që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet edhe pa e njohur plotësisht njëra-tjetrën, siç kanë bërë vendet e tjera. Të paktën si hap fillestar, kjo është një mënyrë për ta vendosur Kosovën në rrugën euroatlantike në të cilën duam ta shohim. Për ta arritur këtë, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për kompromis, ndërsa serbët përfundimisht do të duhet të pranojnë një nivel të sovranitetit, Kosova duhet t’u japë qytetarëve të saj etnikë serbë autonomi më të madhe, në veçanti një asociacion formal për komunat me shumicë serbe në veri të vendit”, shtoi Chollet.

Të fundit

Italia nën ujë, përmbytje dhe emergjenca, alarm portokalli në pesë rajone

Një valë moti të keq ka përfshirë disa rajone të Italisë, duke shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe ndërprerje të...

“Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

Kalaja e Shkodrës po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga atraksionet kryesore për turistët e huaj, veçanërisht për vizitorët nga Spanja. Gjatë viteve...

Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të...

Përse ekstremizmi i djathtë urren Churchillin!

Historia tashma e shkrojtur dhe pranuar e tetëdhjet viteve të fundit - që i dha të drejtën morale Sh,B.A. dhe Britanisë madhe për të...

Shëndetësia në alarm/ Rikthehet sëmundja e frikshme që dikur zhduku miliona njerëz

Një banor i zonës së Liqenit Tahoe në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me murtajë, njoftuan të martën autoritetet shëndetësore të shtetit. Sipas tyre, besohet se...

Lajme të tjera

Web TV