Sevo Tarifa, veteran i luftës dhe shkrimtar i njohur është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare.
Tarifa ka qenë sekretari personal i Enver Hoxhës duke qenë bashkëredaktor në disa nga veprat e tij. Publicisti shqiptar ka qenë gjithashtu pjesë e bordit drejtues të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se njeriu ynë i shtrenjtë, Sevo Tarifa, u nda sot nga jeta në moshën 96 vjeç. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që e kanë dashur dhe e kanë çmuar këtë njeri të mirë dhe patriot të zjarrtë. Përcjellja për në varrezat e Sharrës bëhet ditën e diel, dt. 15 janar, ora 12:00, nisja nga ambientet e Funeral Home Alba 2000”, njofton familja.
Kujtojmë se Sevo Tarifa është babai i Fatos Tarifës, i cili ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në SHBA prej viteve 2001-2005.