Frontex: 45% e emigrantëve të parregullt kaluan nga Ballkani drej Evropës në 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte gati 45% të totalit të migrantëve të parregullt që u ndaluan në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë viti 2022, tha përmes raportit më të fundit vjetor Agjencia evropiane e Ruajtjes së Kufijve , FRONTEX.

Rreth 145. 600 kalime të parregullta kufitare u raportuan në itinerarin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria , të cilat përbënin rreth 136% më shumë se në vitin 2021.

Raporti i FRONTEX-it pohon se ky është numri më i lartë i kalimeve të parregullta të raportuara në këtë rrugë që nga viti 2015.

Sipas raportit të FRONTEX shtetasit e Sirisë, Afganistanit dhe Turqisë përbënin numrin më të madh të migrantëve të parregullt, por u raportuan gjithashtu kombësi që më parë kishin qenë pak në këtë rrugë, si tunizianët, indianët dhe burundistët.

Në vitin 2022, sipas përllogaritjeve paraprake të FRONTEX , rreth 330 000 kalime të parregullta kufitare u zbuluan në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian nga të gjitha rrugë-kalimet duke shënuar numrin më të lartë të migrantëve që nga viti 2016 dhe një rritje prej 64% nga viti i kaluar.

Sipas raportit sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku përbënin 47% të migrantëve të parregullt në vitin 2022.

“Pas nivelit të ulët të shkaktuar nga pandemia në vitin 2020, ky ishte viti i dytë me radhë me një rritje të madhe të numrit të hyrjeve të parregullta, vlerëson raporti I FRONTEX.

Gratë përbënin më pak se një në dhjetën e migrantëve , ndërsa përqindja e të miturve të raportuar ra krahasur me vitin e shkuar në rreth 9 përqind.

Siaps FRONTEX rreth 13 milionë refugjatë ukrainas u llogaritën për hyrjen në kufijtë tokësorë të jashtëm të BE-së nga Ukraina dhe Moldavia midis 24 shkurtit 2022 deri në fund të vitit, të cilët nuk përfshihen në këto shifra. Në të njëjtën periudhë, 10 milionë shtetas ukrainas u raportuan në dalje në të njëjtat seksione kufitare.

Lexo edhe :  "I hape derën djalit plangprishës"/ Adriana Kalaja mesazhe të koduara Berishës

Ndërkohë në Kanalin Anglez, sipas FRONTEX u evidentuan gjatë vitti 2022 mbi 71 000 kalime të parregullta kufitare në dalje, duke përfshirë përpjekjet dhe kalimet e suksesshme.

Raporti pohon se mbi 50 kombësi të ndryshme të migrantëve të parregullt u regjistruan në Kanal, shumica prej tyre nga Lindja e Mesme, Shqipëria dhe Briri i Afrikës.

Të fundit

Riparimi i banesave në Tiranë, hapen aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

Në një qytet që rritet çdo ditë si Tirana, strehimi është bërë një ndër sfidat më të mëdha sociale,...

“Tarifat e reja”, reagon kryeministri kanadez: Jemi të zhgënjyer nga SHBA

Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi se qeveria është “e zhgënjyer” nga vendimi i SHBA-së për të rritur tarifat në 35% për mallrat kanadeze që...

Prona, mjete, orë e bizhuteri luksoze/ Sekuestrohen pasuritë e grupit kriminal

Prona, motorë, ora e bizhuteri luksoze janë disa nga pasuritë që SPAK i ka sekuestruar një grupi kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë. Bëhet fjalë...

Vendimi i qeverisë/ Trajtim financiar për oficerët që punojnë në ambasadat jashtë vendit

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët caktohen me detyrë si oficerë ndërlidhës jashtë vendit, do të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit, i...

Vizitë makth në akuariumin e Teksasit, Oktapodi gjigant sulmon një 6-vjeçar

Një vizitë e thjeshtë familjare në Akuariumin e San Antonios në SHBA u shndërrua në një makth kur një oktapod gjigant i kapi dorën...

Lajme të tjera

Web TV