Nis nesër sesioni i ri parlamentar/ Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

Pas tre javësh pushim, deputetët do tu rikthehen këtë të hënë punëve parlamentare.

Ky sesion mbart një sërë përpjekjesh që kërkojnë konsensus mes palëve politike.

E tillë është zgjedhja e Avokatit të Popullit, proces që dështoi gjatë dhjetorit dhe për të cilin duhen të paktën 6 vota nga opozita.

Forcmi i Edi Ramës me 78 mandate pasi ju bashkua edhe Agron Cela i LSI-së, nuk mjaftojnë që qeveria të votojë amnistinë fiskale, një projekt që shihet me rezerva edhe nga ndërkombëtarët.

Ky sesion përfshin edhe zgjedhjet bashkiake në 14 maj, afrimi i të cilave ashpërson konfliktin politik dhe pakëson gjasat për dakordësi të mëdha partiake.

Parashikimi bëhet edhe më i pamundur, kur vetë opozita rikthehet në Kuvend e përcarë.

Ervin Salianji nuk i ka ndalur përpjekjet për të siguruar firmat e kolegëve të tij demokratë për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi parlamentar.

Heqja e drejtimit të grupit nga duart e Alibeajt mund t’i zgjidhte Berishës problemin me kohën e kufizuar për të folë në parlament, cka shpesh ka qenë mollë sherri dhe arsye bllokimi e ndërprerjeje seancash.

Ngelet për tu parë se në krahun e kujt do të anojë peshorja e kampeve në selinë blu.