Deputeti demokrat i qarkut Vlorë, Fatjon Veizaj, ka lënë mandatin e deputetit ditën e djeshme. Brenda dy muajve, tre deputetë të PD-së kanë dorëzuar mandatin, si alarm i madh që kjo forcë politike jo vetëm nuk po gjen rrugën e bashkimit, por po shkon drejt shkatërrimit.
Inatet Alibeaj-Berisha zbresin në Parlament. Beteja e numrave me përjashtime thelloi përçarjen gati pa kthim të partisë më të madhe opozitare.
Partia Demokratike e drejtuar de juro nga Enkelejd Alibeaj duket se po rrudhet çdo kohë e më shumë. Dy muaj më parë ikën nga grupi i tij parlamentar dy deputetë pothuaj se brenda 24 orëve: Alfred Rrushaj dhe Grida Duma. Kjo si notë proteste se çfarë po “katranosej” në këtë parti, por që gjetën strehën tek “arysyet personale”. Dhe nuk mjaftoi me këto dy figura të cilat ishin aktive në politikë.
Ditën e djeshme iku edhe deputeti i Vlorës, Fatjon Veizaj. Nuk ra në sy asnjëherë, por sërish është një dëm jo i vogël që tregon se rrudhja e PD-së tashmë nuk është vetëm frikë se mund të ndodhë, por po ndodh. Ndryshe nga ty deputetët e parë, Veizaj ishte më i drejtpërdrejtë në arsyen e vendimit. Ai iku për shkak të situatës politike në PD dhe përjashtimeve që Alibeaj ju bëri katër deputetëve pa pyetur askënd për vedimin e vet. Me anë të një postimi në Facebook, Veizaj thotë se në këtë situatë ku ndodhet PD është përpjekur që mos ushqejë përçarje, por thekson se zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme. “Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit”, sqaron Fation Veizaj. Ai do të zëvendësohet nga Gëzim Ademi, i cili vjen nga radhët e PDIU. Deputet i cili nuk do të jetë në urdhërat e Alibeajt.
Pra Alibeaj po e kthen partinë në parinë e tij dhe të Lulzim Bashës, i cili duket se ka humbur fare nga jeta politike, por shpesh herë të kujton Berishën që nuk doli asnjëherë në skenë që kur partinë ja dorëzoi Lulzim Bashës. E megjithatë ikjet nuk i ka direkt në dorë Alibeaj, por katër përjashtimet që ai bëri i kishte totalisht në dorën e tij, duke e kthyer partinë në një grusht njerëzish fillestare, që duan kohën e vet të mësohen me taktikat e zgjdhjeve. Alibaj nuk ka për të fituar asnjëgjë. Në gjithë këtë histori të papërgjegjeshme të tij, fituesi është Edi Rama, i cili në zgjedhje do të përballet vetëm me një krah të Partisë Demokratike Sali Berishën. Ndërsa tre deputetë kanë dorëzuar mandatin, duke i lënë mundësi të tjerëve të marrin vendin e tyre, Alibeaj përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së katër deputetët Agron Shehaj, Tritan Shehu, Belind Këlliçi dhe Oerd Bylykbashi. Edhe pse “arsyetimi” i Alibeajt ishte se nuk kanë reflektuar për dhunën e 8 janarit të vitit të kaluar në zyrat e PD-së, shkaku ishte tërësisht tjetër.
Deputeti Ervin Salianji që ishte një zë “agresiv” në Grupimin Basha, që sot përfaqësohet nga Alibeaj, doli kundër Bashës pas zgjedhjeve të pjeshme lokale të 6 marsit të vitit të kaluar. Tashmë ai kërkon të vihet në krye të Grupit Parlamentar të PD-së, duke kërkuar shkarkimin e Alibeajt. Ky i fundit për të pamundësuar numrin e nevojshëm të deputetëve për vendimarrje largoi nga Grupi Parlamentar i PD-së katër deputetët më aktiv të saj. Me katër të përjashtuar dhe tre të larguar vetë në një kohë të shkurtër janë treguesi se po thellohet gjithnjë e më shumë përçarja dhe në zgjedhjet lokale të 6 majit palët do shkojnë me kandidatë të ndryshëm, duke rrudhur gjithnjë e më shumë votën e demokratëve