Sulmet kibernetike, Rama në Davos: Donin ta na kthenin në “epokën e letrës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç ishte bërë e ditur pak ditë më parë, kryeminsitri Edi Rama është pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës.

Në një prej sesioneve ky kryeministri mori pjesë u diskutua për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani.

Rama tha se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit dhe se qëllimi i keqbërësve ishte ta shkatërronte sistemin e shërbimeve digjitale, ndërsa shtoi se sulmi nisi me shërbimet, por edhe ifrastrukura kritike është në rrezik.

“Po luftojmë me kohën për të forcuar sa më shumë sigurinë kombëtare. Ne e dimë shumë mirë që kapaciteti i këtyre që bëjnë këto sulme është shumë i madh dhe unë nuk njoh një vend që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë, ndonjëherë edhe me dëme të mëdha. Të flasësh për përgjegjësi është shumë e lehtë por ne do ta adresojmë problemin në sofistikimin e mbrojtjes. Ne rezistuam shumë mirë mendoj në krahasim me targetin që kishin sulmuesit. Qëllimi i tyre ishte ta ‘fshinin’ totalisht sistemin tonë dixhital dhe të na rikthenin te ‘epoka e letrës’. Kjo nuk ndodhi dhe ne ia dolëm,” u shpreh fillimisht kryeministri.

Rama i informoi të pranishmit se Shqipëria është një sukses për sa i përket shërmbimeve dixhitale.

“Ne vijmë nga një histori e vështirë dhe jo shumë kohë më parë i kemi hyrë rrugës së lriisë. Ne pamë dhe gjetëm tek dixhitalizimi një bekim të madh, pasi kapaciteti i tij për të ndryshuar është shumë i nevojshëm për vendet në zhvillim si ne për të shmangur mbetjen mbrapa me zhvillimin. Sot jemi një vend që 95% të shërbimeve publike i kemi online. Martesën nuk e kemi jo online akoma, shenjat e gishtërinjve po apo ndonjë gjë tjetër por thuajse gjithçka i bëjmë nga telefoni. Por kjo gjë na ka ekspozuar shumë neve. Vitin e kaluar u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Morëm me shumë kujdes ‘shënime’ në çdo hap të hetimit. Sigurisht ishim shumë të kujdesshëm kur arritëm në këtë akuzë për Iranin dhe ndaj e kemi të faktuar. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është ‘mallkimi’ i teknologjisë. Ky sulm ishte nga më të rëndit bërë ndonjëherë në të gjithë botën. Megjithatë ne ia dolëm që të shmangnim të humbnin të gjitha të dhënat. Kishim disa sistem që nuk funksiononte dhe kthimi mbrapa në letër nuk ishte një opsion”, tha Kryeministri.

Lexo edhe :  KQZ shpall listën e deputetëve të zgjedhur sipas qarqeve

Kujtojmë që vendi jonë pësoi një sërë sulmesh kibernetike në vitin 2022 dhe hetimet nxorën se në to ishtë përfshirë regjimi iranian. Pas kësaj Tirana zyrtare mori vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV