Zgjedhjet vendore/ KRIIK alarm për qeverinë: Mos përdorni administratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KRIIK ka dalë në një deklaratë për media duke i këkruar qeverisë Rama që të mos e përdorë administratën për qëllime politike. Gjetjet e raportit të KRIIK dhe reagimi i KQZ-së.

KRIIK ka dalë në një deklaratë përshtyp, katër muaj para zgjedhjeve, duke i kërkuar qeverisë të mos përdorë administratën dhe burimet e saj për ti ardhur në ndihmë marrjes së bashkive nga kandidatët e Partisë Socialiste. KRIKK e shikon që ky përdorim ka nisur që tani me vendimet e qeverisë dhe sipas saj po cenuhet procesi shtetformues i vendit. “KRIIK shpreh shqetësimin se tendenca për të përdorur burimet shtetërore për qëllime elektorale do të vazhdojë e çohet edhe më tej, duke i sjellë vendit dhe procesit shtetformues demokratik dëme të pallogaritshme. KRIIK konstaton se vendimmarrjet e fundit të qeverisë janë haptazi me natyrë elektorale, pavarësisht dobisë dhe domosdoshmërisë që kanë ato në përmbajtje për shtetasit shqiptarë. Këto masa janë një detyrim i shtetit ndaj mirëqënies së qytetarëve të vet, ndaj duhet të parashikohen, procesohen e përcillen tek publiku si të tilla prej anëtarëve të qeverisë e lidershipit të mazhorancës në tërësi”, thuhet në deklaratën e KRIIK. Për të adresuar këtë problematikë madhore, KRIIK bën disa thirrje publike duke i kërkuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që, si një institucion trilateral, të orientohet sipas frymës së ligjit dhe zbatojë atë vetëm në interesin më të mirë dhe të përgjithshëm të qytetarëve, duke konsideruar dhe vlerësuar përmbajtësisht çdo denoncim të paraqitur dhe duke marrë vetë si institucion barrën e provës dhe jo duke ia lënë atë denoncuesit. Zyrtarëve të lartë të maxhorancës qeverisëse se është e domosdoshme që ata të vetpërmbahen dhe të tregojnë maturi të lartë, duke mos përdorur ofiqin zyrtar për avantazh zgjedhor, në frymën e ndarjes së partisë nga shteti, sipas parimeve të Dokumentit të Kopenhagës. Të gjithë nëpunësve të administratës publike në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse kanë statusin e nëpunësit civil ose jo, që të demonstrojnë ligjshmëri dhe paanësi, si dhe të mos lejojnë të përdoren apo të shpërdorojnë pozicionin zyrtar për qëllime elektorale, në asnjë formë.

Lexo edhe :  Reformimi/ Rama paralajmëron ndryshime në qeveri dhe PS

Depolitizimi i administratës

Referuar deklaratës së KRIIK, një administratë shtetërore e papolitizuar dhe e pavarur është një administratë korrekte. “Një administratë shtetërore e çliruar nga anshmëria politike dhe realisht e pavarur është kusht për ndërtimin dhe konsolidimin e një administrate korrekte dhe profesionale, duke zhbërë kështu sistemin e patronazhit politik të ngritur dhe punësuar paligjshmërisht në rradhët e administratës publike. Për më tepër, që kjo administratë mund të jetë bazë për furnizimin me burime njerëzore të administratës zgjedhore të pavarur të nevojshme për administrimin e proceseve zgjedhore pas vitit 2025 e në vazhdim, sikurse parashikon Marrëveshja Politike e 5 qershorit 2020”, thuhet në deklaratën e KRIIK. Në përfundim të qëndrimit publik, në kushtet e pamjaftueshmërisë së kuadrit ligjor aktual për të parandaluar plotësisht keqpërdorimin e administratës për avantazh elektoral, si dhe të nevojës emergjente për shprehjen e një vullneti politik të qartë në zhbërjen e praktikave negative të mëparshme, KRIIK i bën thirrje Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, njëkohësisht lider i maxhorancës dhe Kryetar i Partisë Socialiste që të nxisë dhe miratojë një Vendim të Këshillit të Ministrave i cili të plotësojë elementët e munguar të kuadrit ligjor rregullator aktual dhe të parashikojë ndërmarrjen e hapave konkretë për parandalimin plotësisht të këtij fenomeni, duke përfshirë ndër të tjera edhe kufizimin e nxjerrjes së akteve nënligjore që mund të perceptohen se përdoren për qëllime elektorale për periudhën deri në ditën e zgjedhjeve, si dhe ndalimin e postimeve me natyrë elektorale në media e rrjete sociale nga nëpunësit e administratës publike, qoftë ndarjen e postimeve ashtu edhe pëlqimin e tyre. KRIIK i bën thirrje të gjithë institucioneve shtetërore që të marrin masat e nevojshme dhe të ngrenë mekanizma realisht funksionalë që të parandalojnë shpërdorimin e burimeve shtetërore për avantazh elektoral përgjatë kësaj periudhe, deri në ditën e zgjedhjeve, përfshi por pa u kufizuar në Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Gjithashtu, KRIIK u bën thirrje qytetarëve, aktorëve të shoqërisë civile, përfshirë gazetarët dhe median në tërësi që të denoncojnë e bëjnë publike çdo shkelje të vërejtur duke investuar mekanizmat që kuadri ligjor ka vendosur në dispozicion në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo edhe mekanizma të tjerë institucionalë.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV