“Do fitojmë luftën në Ukrainë”, shefi i NATO-s i kthehet Putinit: Rusia nuk ka shanse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të fitojë në fushën e betejës”. Kjo deklaratë e shefit të NATO-s vjen pasi Putini tha se “nuk kishte dyshim” se Moska do të fitonte luftën në Ukrainë.

Në komentet televizive për veteranët dhe punëtorët gjatë një vizite në një fabrikë armësh në qytetin e tij të lindjes në Shën Petersburg të mërkurën, Putin tha me bindje të plotë: “Fitorja është e garantuar, nuk kam asnjë dyshim për të”.

Stoltenberg, iu kundërpërgjigj shpejt pretendimeve të tij, duke u thënë gazetarëve në Davos të Zvicrës se Putin nuk ka treguar asnjë shenjë të përgatitjes për paqen dhe se duhet të kuptojë se nuk ka asnjë shans për një fitore në fushëbetejë.Ai shtoi se e Kievit i duhet një ‘rritje e konsiderueshme’ e armëve nga aleatët e tij perëndimorë për të kapërcyer Rusinë.

“Presidenti Putin nuk ka treguar asnjë shenjë të përgatitjes për paqen dhe për këtë arsye ai duhet të kuptojë se nuk mund të fitojë në fushën e betejës. Ky është një moment kyç në luftë dhe nevoja për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes për Ukrainën”, tha Stoltenberg në Davos.

Të fundit

Fier, pikat e grumbullimit “zhduken” papritur. Specat mund të shkojnë nën kosto

Luan dhe Klementina Jajaj, janë një cift bashkëshortët nga fshati Zharrez në Fier, që prej 8 vitesh merren me...

VIDEO: Kandidati i Berishës shoqërohet në polici, kundërshtoi efektivët

Vetëm një javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidati i Sali Berishës në qarkun e Fierit, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar në Komisariatin e...

1-0 në “Elbasan Arena”, Tirana mund Pogradecin dhe qëndron në Superiore

Tirana pas fitores së arritur sonte në Elbasan Arena ka siguruar qëndrimin në Superiore pasi ka mundur në play-out Pogradecin me rezultatin minimal 1-0...

Mero Baze: PD po ankohet se deputeti Nallbati nuk e ka rrahur aq sa duhet qytetarin

Nga Mero Baze / Deputeti Nallbati është konfliktuar me një kamionist dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa, së bashku me vëllain e...

Berisha nga Mirdita: Në 2007-2014 kishim rritjen më të lartë të popullsisë, por Rama…

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme, në kuadër të përmbylljes elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit, mitingun në Mirditë. Berisha foli në fillim...

Lajme të tjera

Web TV