VIDEO/ Interi i jep “leksion” Milanit dhe Superkupën e Italisë mes spektaklit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi mposhti 3-0 Milanin në finalen e Superkupës së Italisë, duke fituar trofeun për herë të dytë radhazi dhe herë të shtatë në histori, po aq sa rivalët e Milanit. Zikaltrit e Simone Inzaghit dominuan kampionët e Italisë dhe nuk e vendosën në asnjë moment në diskutim fitoren.

Interi e nisi ndeshjen në sulm dhe e pa veten në avantazh të dyfishtë brenda 21 minutave. Federico Dimarco zhbllokoi takimin (10’) pas një asisti nga Nicolo Barella.

Edin Dzeko realizoi një gol të bukur, pasi kreu një driblim dehës ndaj Sandro Tonalit.

Goli i tretë ishte edhe më i bukur. Minuta e 77’, stopim i bukur dhe rrotullim ndaj Fikayo Tomorit nga ana e Lautaro Martinez, i cili mposhti portierin Tatarusanu me një gjuajtje plot klas. Milani bëri gjithçka keq dhe e meritoi humbjen, ndërkohë që Interi nisi festën në stadiumin “King Fahd International Stadium”, Riad, Arabia Saudite. Ndërkohë që në sfidë u inkadrua dhe Kristjan Asllani, i cili u fut në fushë në minutën e 84’.

Të fundit

Temperatura nën zero dhe dëborë/ Surprizat e motit për javën e ardhshme

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare gjatë...

“Është cënuar siguria kombëtare”/ Gogu: Të nisë urgjent hetimi për Monika Kryemadhin!

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika...

Një ditë pasi la spitalin, Papa Françesku kryeson shërbesën e së Dielës

Papa Françesku drejtoi një shërbim të së Dielës së Palmës një ditë pasi u lirua nga spitali pas një periudhe bronkiti dhe i kërkoi...

Veliaj flet për pastrimin në Tiranë/ I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet

Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, në videomesazhin e kësaj fundjave jave foli për pastrimin e kryeqytetit. Veliaj tha se institucioni që ai...

Sekuestrohen mbi 17 mijë euro në Rinas, procedohet 31-vjeçari

Në pikën kufitare të Rinasit u bllokuan ditën e sotme mbi 17 mijë euro. Policia thotë se është proceduar poseduesi i tyre, një 31-vjeçar, i...

Lajme të tjera

Web TV