Mori peng të riun dhe e braktisën në rrugë, merr fund arratia 6-vjeçare e vlonjatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arratia e për një 44-vjeçar nga Vlora ka marrë fund pas 6 vitesh. Miky Ibrahimi është vënë në prangat e policisë, pasi është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Bëhet fjalë për ngjarjen e regjistruar në tetor të 2015, ku Miky Ibrahimi së bashku me disa shokë të tij, më konkretisht me Xhorxho Çeçi, Juljan Habili, Besnik Dalipaj (të arrestuar në 2015) dhe Klaudio Bylyshaj, Mateo Rama (ende në kërkim) kanë marrë peng një person në kazino.

Të 6 këta persona kanë marrë me forcë nga një kazino në Vlorë, 24-vjeçarin me iniciale D.S., të cilin e kanë futur në një makinë, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë braktisur në rrugë. Policia e Vlorës aso kohe sekuestroi edhe automjetin tip ‘Ford’ me targa AA 075 HM në pronësi të autorëve.

Të fundit

Zjarret vazhdojnë të djegin Europën, shënohen viktima dhe dëme të mëdha

Evropa Jugore po përballet me zjarre të shumta dhe të rrezikshme mes një vale të të nxehtit që ka...

Mbështetja e fëmijëve me nevoja të veçanta i shtrenjtë, kostoja e mosbërit shumë e madhe

Planet e edukimit, shëndetit dhe kujdesit (EHCP) kanë qenë të çmuara për fëmijët e mi. Ideja se mund të hiqen më mbush me frikë. Nga...

Shpërthim në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar humbjen e jetës së 11 personave dhe...

Horoskopi ditor, 17 Gusht 2025

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona vërtet mjaft te veçante. te...

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe hyrja e trupave në Messina

Pas zbarkimit të Aleatëve në Sicili më 9 korrik 1943, filloi një nga fushatat më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore në frontin...

Lajme të tjera

Web TV