BKH dhe RENEA bastisin vilën e Ramazan Rrajës/ Zbardhen detaje nga aksioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të mbështetur nga reparti special RENEA, kanë bastisur në oret e para të mëngjesit të sotëm, banesën e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Aksioni i befasishëm është zhvilluar ende pa zbardhur dita, në fshatin Zezë të zonës së Niklës.

Ka qenë një vendim i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëshuar në sekret të plotë, më date 17 janar 2023, pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqesore, i cili ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gazetari Artan Hoxha, raporton në blogu e tij “Xhungël” se se “Objektiv i këtij aksioni, ka qenë gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30 vjeç, banor i njesisë administrative Nikël në zonën e Fushë Krujës. Po ashtu është ushtruar kontroll i banesës së tij në fshatin Zezë, sëbashku me automjetin, të cilin ai ka në perdorim. Qëllimi i kontrollit të banesës dhe automjetit, ishte gjetja apo zbulimi i provave me rëndësi për hetimin qëpo kryen SPAK”.

Hetuesit e BKH-se, të mbështetur nga grupet e depërtimit të repartit special RENEA, kanë mbyllur në rrethim në orët e para të së enjtes, vilën 3 katëshe në fshatin Nikël. Më pas, në zbatim të vendimit te Gjykatës Speciale, kanë hyrë në ambientet e brendeshme duke ushtruar kontroll të hollësishëm ndaj çdo personi që gjendej aty.

Agjentët e BKH-së, kanë bastisur në menyrë të imtësishme çdo ambient te vilës, për të gjetur materiale apo prova në lidhje me hetimin.

Në vendimin e gjykatës speciale, vila 3 katëshe sëbashku me hapësirën perreth saj, e rrethuar nga një mur i lartë mbrojtës dhe e pajisur me sistem sigurie me kamera, është përcaktuar si objekt në pronësi dhe në perdorim të shtetasit Ramazan Rraja.

Lexo edhe :  “Gruan e vrava se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari shqiptar

Hetuesit e BKH-së, kanë mbetur të befasuar, kur në banesë në vend të personit që kërkonin, kanë gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partisë Socialiste dhe familjen e tij.

Deputeti i PS-së, u ka komunikuar agjentëve të BKH-së, se në banesë gjendet vetëm familja e tij. Ndërsa nipi i tij, Ramazan Rrahja, ka kohë që jeton në kryeqytet. Por ky fakt nuk i ka penguar agjentët e BKH-së të ushtrojnë kontroll në çdo cep të godinës pavarësisht faktit se aty gjendej vetëm deputeti i PS-së dhe familja e tij.

Pas me shumë se dy orësh, agjentët e BKH-së dhe trupat speciale RENEA, kanë përfunduar kontrollin duke u larguar pa gjetur as personin që kërkonin dhe as mjete të kundraligjshme.

Një burim nga SPAK, konfirmoi për “Xhungel” se “aksioni i sotëm i BKH dhe RENEA, është zhvilluar në vijim të hetimit për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jetën shoferi i Ndojit, Andi Maloku”.

Ramazan Rraja, për herë të fundit u shpall në kërkim policor pas atentatit të ndodhur në 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Sipas gazetarit Hoxha, në atë kohë, Ramazan Rraha ndodhej jashtë vendit.

Ai u shoqërua nga policia e Fushë Krujës mesditen e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer në Rinas me linjën e Fly Dubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rraja dha deklarime në lidhje me hetimin e masakrës se 17 korrikut, në mbikalimin e Fushë Krujës dhe pasi provoi se ditën e ngjarjes, ndodhej jashtë territorit te Shqipërisë, u la i lirë disa orë më vonë.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV