Himni i flamurit çdo të hënë, nxënësit: Të këndohet çdo ditë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të kënduar himnin çdo fillim javë në shkolla, është pritur mirë nga nxënësit. Madje dëshira e tyre është që kjo praktikë të bëhet çdo ditë.

“Do ta këndoj me gjithë shpirt”, tha një nxënëse.

“Është një vendim shumë i mirë që të këndojmë çdo të hënë himnin. Ne nuk duhet ta kemi me detyrim, por me gjithë shpirt.

“Unë e kam mësuar himnin që në klasë të parë. Do vazhdoj ta këndoj deri sa të vdes. Nuk dua ta këndoj çdo të hënë, por çdo ditë pasi është himni më i mrekullueshëm në botë. Himni për mua është si mami dhe babi, është pjesë e zemrës time. Ka njerëz që kanë sakrifikuar jetën për çlirimin e Shqipërisë”, tha një nxënës tjetër.

Himnin e flamurit, nxënësit e shkollës “Gustav Majer” në kryeqytet, e kanë mësuar që në klasë të parë. Dinë gjithçka edhe mbi historinë e vendit dhe sakrificat që kanë kaluar shqiptarët për të qenë të lirë.

“Përveç festave kombëtare shqiptare, shqiptarët përkujtojnë dhe festojnë ngjarje të rëndësishme të historisë tonë. 29 nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë. Më 7 prill 1939 Italia pushtoi Shqipëria dhe në 1943 u largua dhe vendin e saj e zuri Gjermania. Shqiptarët luftuan shumë për të çliruar Shqipërinë. Pësuan shumë dëme. Himni është shumë i bukur dhe është kënga e atdheut tonë dhe po e shoh të detyrueshme të këndohet çdo të hënë. Do ta këndoj me shumë dëshirë”, tha një djalë tjetër.

“Në 29 nëntor 1944 u çliruam nga Gjermani dhe jam shumë e lumtur që do ta këndojmë himnin çdo të hënë sepse është një këngë shumë e bukur, është kënga për atdheun tonë dhe është kënga më e bukur që shqiptarët mund të këndojnë. Kur këndoj këtë himn më kujtohen shumë sakrifica dhe gjakderdhje që kanë bërë shqiptarët për këtë atdhe shumë të bukur”, tha një nxënëse tjetër.

Lexo edhe :  Vjen në jetë fëmija i dytë me in Vitro te 'Koço Gliozheni' (VIDEO)

Për të ruajtur dhe përçuar më tej sakrificën e të parëve ata kanë dhe një mesazh.

Shumë shqiptar kanë derdhur gjakun e tyre, kanë sakrifikuar jetën e tyre dhe unë mendoj se ne duhet të rrimë këtu dhe ta mbrojmë vendin tonë dhe mos të lëmë të tjerët të na marrin vlerat, bukuritë e vendit tonë.

Për mësuesen e tyre, Flora Kulla, rikujtimi i historisë por dhe këndimi i himnit të flamurit rrënjos tek fëmijët dashurinë për atdheun.

“Mendoj se rifreskimi, këndimi çdo të hënë do të bëjë të mundur që fëmijët ti kenë më të prera shpalljen e pavarësisë, çlirimin e vendit dhe do të jenë më të bindur për atë ç’ka transmetojnë më pas. Edhe fëmijët do të jenë më të vetëdijshëm për këto festa. Radha e fundit që e kemi kënduar ka qenë në ditën e përkujtimit të vdekjes së Skënderbeut. Fëmijët normalisht kanë emocione. Vendosin dorën direkt në zemër”, tha mësuesja e ciklit fillor, Flora Kulla.

Ndryshe nga fëmijët, janë të paktë të rriturit që e mbajnë mend himnin

Vendimi për të kënduar himnin e flamurit u mor në përkujtimin e 555-vjetorit të vdekjes së “Skëndërbeut” dhe do nisë praktikimin nga e hëna e ardhshme.

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV