Sëmundja e rëndë i mori jetën, Manastirliu kujton takimin e fundit me mjekun Isuf Kalo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të një ndër figurave më të shquara të vendit tonë, mjeku Isuf Kalo.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu në hidhërim të thellë për këtë humbje të madhe i shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që kanë pasur të bëjnë me profesorin.

Ministrja gjithashtu ka kujtuar edhe bisedën e fundit me profesorin, teksa ndër të tjera ka theksuar se kontributi që Kalo i ka dhënë mjekësisë shqiptare është i paçmuar.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos.

Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.

Por kontributi i profesor Isuf Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë të profesorit.

U prehsh në paqe prof. Kalo”, shkruan Manastirliu.

Isuf Kalo, i njohur si mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, ndërroi jetë këtë të enjte. Profesori dhe autori i disa librave mjekësor e jo vetëm, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 80 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Të fundit

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga destinacionet e kësaj vere. Një...

Lajme të tjera

Web TV