Zyrtare/ Yann Sommer është futbollisti i ri i Bayern-it, zviceriani firmos për 2 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munich zyrtarizon afrimin e portierit Yann Sommer.

Pas lëndimit të rëndë të Manuel Neuer, Bayern ka nënshkruar me 34-vjeçarin Yann Sommer nga Borussia Monchengladbach. Sommer ka rënë dakord për një kontratë deri më 30 qershor 2025.

Në publikimin e këtij zyrtarizimi nga klubi, Oliver Kahn, CEO i Bayern tha për afrimin e portierit: “Yann Sommer është një afrim shumë i vlefshëm për ne, sepse ai ka një përvojë të pasur ndërkombëtare dhe ka luajtur tashmë në Bundesliga për shumë vite. Ai ka gjithçka që kërkohet për të kontribuar të menjëhershëm në suksesin tonë. Ne jemi të sigurt se mund t’i arrijmë qëllimet tona me Yann Sommer.”

Ndërsa vetë portieri u shpreh: “Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë here, e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi. Jam krenar që tani jam pjesë e Bayern. Kemi disa sfida të mëdha përpara. Mezi pres të filloj të luaj këtu me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vijë. Dua të falënderoj Borussia Monchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme dhe që mundësoi këtë transferim”.

Të fundit

Rama ndan fotot: Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës.Lajmi...

Aksident me tre të plagosur në Ksamil, turku me motor përplas italianin në trotuar

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre shtetasve të huaj është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës...

Kina po ndërton robotin që mund “të lindë” foshnja

Ekziston një robot për çdo gjë. Çfarë kohe për të jetuar – njerëzit po martohen me robotë të inteligjencës artificiale, dhe tani robotët së shpejti...

Gazetarët e Gazës janë profesionistë e me dinjitet. Ndaj dhe Izraeli i shënjestron

Vrasjet e fundit kanë tronditur botën dhe kanë provokuar dënim ndërkombëtar. Por pak thuhet për nivelin e gazetarisë palestineze. Nga Nesrine Malik Herën e parë që...

Vdekja e 59-vjeçarit pas mbushjes së dhëmballës, çfarë thonë familjarët e të ndjerit

Familjarët e 59-vjeçarit nga Devolli, i cili vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, nuk kanë ngritur dyshime për vdekjen e tij. Në një komunikim jashtë kamerave,...

Lajme të tjera

Web TV