Guardiola me deklaratë të fortë pas fitores ndaj Tottenham: “Nuk jemi në nivelin e duhur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pep Guardiola dha një intervistë të fortë pas ndeshjes pavarësisht fitores së shkëlqyer me rikthim të Manchester Cityt kundër Tottenham Hotspurs të enjten mbrëma.

City kishte një pjesë të parë për të harruar pas dy gabimeve të dobëta të cilat u shfrytëzuan nga dyshja e Spurs, Dejan Kulusevski dhe Emerson Royal.

Spurs shkoi në pushimin mes pjesëve me rezultat 2-0, ndërsa lojtarët e Cityt u pritën nga vërshëllimat goditjet e tifozëve të pakënaqur vendas.

Në pjesën e dytë, City tregoi zemër dhe shpirt të jashtëzakonshëm pasi dy gola të shpejtë nga Julian Alvarez dhe Erling Haaland barazuan rezultatin.

Rikthimi sensacional i Cityt u përfundua më pas pasi Riyad Mahrez shënoi në minutën e 63-të për 3-2 dhe me një tjetër në minutën e 90-të vulosi një fitore të madhe 4-2.

Megjithatë, pavarësisht rezultatit, Guardiola nuk ishte aspak i lumtur gjatë intervistës së tij pas ndeshjes. Spanjolli tha se lojtarëve të tij u mungonte guximi, pasioni, shpërthimi dhe dëshira për të fituar.

“Në mungesë të guximit, pasionit, zjarrit, dëshirës për të fituar nga minuta e parë. Njësoj edhe me tifozët, 45 minuta heshtin. Unë dua që tifozët e mi të kthehen! Jemi shumë, shumë larg nga të qenit në gjendje të konkurrojmë në nivelin më të lartë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Guardiola më pas deklaroi se ai nuk e njeh ekipin e tij pas betejave të tyre të fundit.

“Ne kemi një kundërshtar si Arsenali që shpërthen. Dy dekada pa fituar Premier League-n. Po shpjegoj realitetin, gjithçka është aq komode, por kundërshtarët nuk presin. Nuk e njoh skuadrën time, ata kishin pasion dhe dëshirë për të garuar”.

“Jemi shumë larg skuadrës që kishim në sezonet e mëparshme. A mendoni se ky rikthim do të ndodhë çdo herë? Jo, nuk do të ndodh”.

Lexo edhe :  3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia shkarkon trajnerin Goce Sedloski

“Sot ishim me fat. Nëse duam të fitojmë diçka ose të konkurrojmë – por duke u ankuar, duke u ankuar, duke u ankuar – nuk ka shanse të fitojmë asgjë:.

“A mendoni se ne do ta ndjekim diferencën me Arsenalin ashtu siç po luajmë? Në asnjë mënyrë”, përfundoi trajneri i Cityt.

Të fundit

“Agresioni erdhi nga serbët”/ Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për BBC ku foli për tensionet në Veri. Ai doli krah BE-së dhe SHBA-së...

“Vetëm qahej e ankohej …”/ Aktrimi i Vuçiç në prani të Macron dhe Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje nga takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili u zhvillua në praninë e kancelarti gjerman...

Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është një bast i humbur i amerikanëve. Sipas...

Beatriks Ramosaj kërkon ndihmën e fansave/ Kush e gjen shpërblehet 2 mijë euro

Beatrix Ramosaj e ka nisur ditën e sotme me një kërkesë për ndjekësit e saj të shumtë. Ajo ka publikuar foton e një qenushi duke...

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion/ Zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me një punonjëse të kësaj ministrie janë arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK...

Lajme të tjera

Web TV