Akuzat për ngacmim seksual ndaj nxënëseve/ 40 ditë paraburgim për mësuesin e fizkulturës

Gjykata e Faktit ne Gjirokaster ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit i akuzuar për ngacmim seksual ndaj te miturve.

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik ne shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” ne qytetin e Tepelenës.

Nga ana e tij mësuesi ka mohuar te ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij. Pas paraqitjes se provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhënë vendimin me 40 dite paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuaje fill pasi te dale nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës se ushtruar ndaj tij te dielën e kaluar prej vëllait te njërës prej minoreneve te pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.