FOTO-Investim i ri në sektorin e shëndetësisë/ Rama ndan pamjet dhe bën premtimin e madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transformim i qendrës së dhurimit dhe bankës të gjakut, pajisje të teknologjisë së lartë, rikonstruksion i plotë i godinës, por edhe riorganizim i shërbimeve, janë të parashikuara në investimin që pritet të përfundojë brenda këtij viti në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamjet nga vijimi i punimeve, teksa premton se do të kthehet në një qendër dinjitoze sipas standardeve të BE-së.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër investim të ri me shumë rëndësi në sektorin e shëndetësisë, rindërtimin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, e cila do të transformohet në një qendër dinjitoze me pajisje bashkëkohore, sipas standardeve të BE-së, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Investimi në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut pritet të rrisë edhe kapacitetet e burimeve njerëzore të shërbimit shëndetësor, por edhe do të çojë në një tjetër nivel edhe kërkimin shkencor në këtë fushë.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV