Rama falenderon ekipet e emergjencave civile: Mirënjohje për punën e palodhur ditë e natë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ekipet e emergjencave civile, nga Ushtria, Policia, OSHEE, Shëndetësia, ato të Bujqësisë dhe Emergjencat Civile, për punën e bërë gjatë këtyre ditëve të vështira për vendin, në disa qarqe përkatëse.

“Mirënjohje për punën e palodhur të ekipeve tona të Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, në zonat e prekura nga reshjet e larta të shiut dhe dëborës,  në bashkëpunim të ngushtë ditë-natë me ekipet e bashkive e të prefekturave përkatëse”, shkruan Rama, teksa ndan dhe fotot.

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm e me reshje intensive shiu pothuajse në të gjithë territorin. Ndërkohë, në zonat malore ka pasur përmbytje dhe bllokim të rrugëve nga reshjet e dëborës.

Të fundit

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike...

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma...

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë...

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson në Evropë

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane...

Lajme të tjera

Web TV