Reshjet e dëborës “paralizojnë” zonat malore në Dibër, ndërprerje të energjisë elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç ishte parashikuar reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Kjo ka bërë që në fshatrat e thella të njësive administrative të Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës e Sllovës në Bashkinë Dibër të ketë probleme me lëvizjen e automjeteve. Situatë e tillë është edhe në fshatrat e Ostrenit e Trebishtit, si dhe Tërnovë e Madhe në Bulqizë.

Për banorët problem vijon të mbetet energjia elektrike e cila ka ndërprerje të shpeshta. Ndërkohë OSHEE njofton se këto ndërprerje vijnë si pasojë e ngarkesës në rrjet ku i është shtuar edhe prodhimi maksimal i HEC-eve të vogëla.

Situata pritet të rëndohet gjatë orëve të mbrëmjes ku temperaturat pritet të zbresin deri në -5 gradë celsius dhe të ketë dëborë deri në 600 metra mbi nivelin e detit.

Të fundit

30 vjeçari mbytet mes dallgëve, po festonte me shokët beqarinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa...

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë ka ngritur alarm në Kiev,...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Lajme të tjera

Web TV